Albin Kurti pritët të mbështesin kandidatin e vetëvëndosjes në Lezhë

0

Nga burime prej Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra Shqipëri bëhet i ditur lajmi se shumë shpejt kreu i LVV Z. Albin Kurti do të jetë në Lezhë për të kërkuar prej lezhjanëve që të mbështesin kandidaturën e Z. Iliaz Shehu në zgjedhjet e 25 Prillit.Z. Kurti ka publikuar fotot e vizitës së tij të ditës së djeshme në selinë qëndrore të degës së VETËVENDOSJES në Shqipëri (Tiranë), e cila, kjo e fundit, e pasqyroi këtë takim me një deklaratë në faqen zyrtare:

Albin Kurti dhe përfaqësues të Lëvizjes në Kosovë takohen me tre kandidatët nga zgjedhësit për Tiranën, Lezhën dhe Gjirokastrën dhe nënshkruajnë në mbështetje fomularin e KQZ-së.Kandidatët nga zgjedhësit, Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës, bashkë më anëtarët e Bordit të Qendrës në Shqipëri, Dejona Mihali, Hysamedin Feraj dhe Gearda Demiraj, u pritën mbrëmë në takim në Prishtinë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hajrullah Çeku dhe Agon Hamza. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë, për punën drejt fitores së madhe të 14 shkurtit në Kosovë e për kandidaturat në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, që kanë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë dhe adresën e banimit në qarkun e Tiranës, nënshkruan formularin e KQZ-së në mbështetje të kandidaturës së Boiken Abazit për qarkun e Tiranës.Ata më tej diskutuan nga afër me kandidatin Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe kandidatin Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës duke shprehur mbështetjen dhe urimet për këto kandidatura që janë mirëpritur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Nga ana e tyre, tre kandidatët nga zgjedhësit i ftuan përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë të vinë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e më gjerë në Shqipëri për ta çuar së bashku përpara projektin kombëtar.

Si përherë, bashkë është e mundshme!

Prishtinë, 1 shkurt 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra Shqipëri

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.