Nga : Dr. Gjyla Çeliku
Unë nuk çuditem pse heshtin politikanët shqiptarë në pushtet për propozimin e Zaevit sepse ka një kohë të gjatë që ua kuptova qëllimin ndaj dhe nuk i përkrah, por ajo që më çudit janë shoqatat nē diasporë të cilat nuk kanë bërë asnjë reagim. Lind pyetja mos vallë një numër i shoqatave finansohen nga partitë e pushtetit? Unë do ta vazhdoj peticionin dhe do ta realizoj!Peticionin në emrin tim do ua dërgoj edhe ambasadave, do reagoj gjithashtu edhe në emër të shoqatës time!Unë pothuajse 95% të familjes e kam në mërgim dhe nuk ka lind as burrë e as grua që të sjelli ligje për të realizuar projektet komuniste bashkë me komunistët në pushtet që të llogarisi jorezidentë familjarët tanë.Universiteti i Tetovës u financua nga mërgata, lufta e 2001-shit gjithashtu, shtëpitë e juaja që i keni pallate gjithashtu, aktivitetet kulturore dhe humanitare, udhëtimet-drekat-darkat e juaja dhe sot të strukeni në birën e miut si hiena pa pikë turpi pa bërë zë për ëndërrat e Zaevit? A jeni burra dhe a keni qenë ndonjëherë? Apo çdoherë poltika e biznesit u ka interesuar?Borxh keni ndaj mërgatës që arsnjëherë nuk e lejuat zërin e saj në komunē, në parlament, në qeveri, por ju nuk mërziteni sepse e keni shikuar cdoherë si fond financimi, jo si ardhmëri!Vazhdoni nënshkruani peticionin ju që i thoni JO propozimit të Zaevit, ndërsa ju që heshtni për një vend pune ju them që gjithë jetës u kanë mbajtur familjarët tuaj, bile edhe sot e kësaj dite, ndaj edhe ju mos heshtni!Me shumë respekt,