23 Vite pa Lukën Kaçajn e Malësisë së Madhe, kengëtarin lirik të nivelit Botëror !

0
Nga Musa KurtulajPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sot, 7 shtator 2024, u bënë 23 vite që ndërroi jetë Lukë Kaçaj, nder kengëtarët lirikë më të shquar të Shqiptarisë dhe, pa dyshim, i nivelit botëror ! Lindi në Bajzë të Malesisë së Madhe me 19 korrik 1920 dhe ndërroi jetë me 7 shtator 2001 në moshen 81 vite ! Pasi kishte mbaruar shkollen françeskane në Shkoder, në vitin 1947 – 1950 është pjestar i Korit të Pergjithshem të Shtetit në Tiranë dhe i Asamblit të Ushtrisë. Në vitin 1953 interpreton rolin e kengëtarit të verber në filmin famshem ” Skenderbeu”. Me pas kalon në Teatrin e Operas dhe Baletit ku interpreton në opëra të autorëve botëror, dhe tërheqë vemendjen si kengëtar lirik (bas) i përmasave të nivelit botëror ! Per këte arsye, e dërgojnë ato vite per studime në Moske, e konkretisht në konservatorin ” P.I.Çajkovski” per kanto. Konkuron dhe në teatrin ” Balshoj” dhe mes 170 konkuruesve nga e gjithë bota, rënditet nder 4 fituesit e parë. Në këte teater ai interpretoi Don Bazilion e ” Berberit i Seviljes” nder kryeveprat operistike Botërore !Luk Kaçaj - Dardania Press Cilësohet në Moskë si Shaljapini Shqiptar ( titull i lartë që jepej në Moskë per kengëtarët). Këthehet në Tiranë dhe vlerësohet me titullin ” Artist i Merituar” si dhe emërohet petagog në Institutin e Lartë të Arteve. Por kjo karriere, shumë e suksesëshme artistike, do ti nderpritej me 21 gusht të vitit 1973 pasi denohet me 5 vite burgim per “agjitacion e propagandë kunder pushtetit popullor “! Kështu ky artist i nivelit botëror, dermohet politikisht nga ajo kohë apsurde dhe, pasi bëri dënimin, perfundoi në punë të rëndomta që nuk kishin asnjë lidhje me muziken, nderkohë që fotografia e tij si talent edhe sot vazhdon të jetë e ekspozuar në teatrin ” Balshoj” të Moskes, si respekt per talentet e shquar që kanë luajtur në këte teater ! Në vitin 2009 , pas vdekjes, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e ka dekoruar Lukë Kaçajn me titullin e lartë “Nderi i Kombit” ! Lukë Kaçaj ka qënë dhe mbetet kryevlerë artistike e krenari jo vetëm e Malësisë së Madhe dhe Shkodres por e mbarë Shqiptarisë kulturore – artistike !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.