Hyrje Politikë 𝗗𝗲𝗴𝗮 𝗲 𝗣𝗗-𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗠𝗮𝗹𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 M𝗮𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗻𝗷𝗲𝗵 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗘 𝗿𝗶𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗶𝗺𝗶𝘁,...

𝗗𝗲𝗴𝗮 𝗲 𝗣𝗗-𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗠𝗮𝗹𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 M𝗮𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗻𝗷𝗲𝗵 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗘 𝗿𝗶𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝘃𝗶𝗷𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗲𝘁 𝗺𝗲𝘀 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝘃𝗲.

0
Në Malësinë e Madhe vijojnë përplasjet në distancë mes demokratëve. Një pjesë e degës lokale vijon të mos e njohë Grupin e rithemelimit që në këtë zonë ka nisur procesin zgjedhor. Selia blu e Malësisë së Madhe pas një takimi të organizuar, pjesë e të cilit ishte dhe deputeti Ramadan Likaj, i cili mungoi dy ditë më patë në takimin e Lulzim Bashës dhe u pa në 2 prill krah Sali Berishës doli me një deklaratë.
Deklarata e plotë
“Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Malësi e Madhe
Nuk pajtohet dhe dënon me forcë procesin të ashtuquajtur zgjedhor nga persona të vetëshpallur si Komisioni i Rithemelimit i Degës Malësi e Madhe.
May be an image of 6 people, people standing and indoor zgjedhor i pretenduar se po zhvillohet në një pjesë të grupseksioneve të Degës së       Malësisë së Madhe, edhe kur ka patur pjesëmarrje, ka qenë një proces përjashtues, pasi nuk ka përfshirë në këtë proces anëtarë të cilët janë kontributorë të vjetër të PD, njerëz që kanë sakrifikuar dhe punuar për Partinë Demokratike me dedikim dhe përkushtim.
Në shumicën e grupseksioneve ku pretendohet se është zhvilluar ky proces i njëanshëm dhe përjashtues, ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët të anëtarësisë, duke lënë jashtë këtij procesi anëtarë, drejtues seksionesh e grupseksionesh, vetëm sepse kanë qenë mbështetës institucionit të Partisë Demokratike, dhe mendojnë ndryshe nga të ashtuquajturit komisarë të Komisionit të Rithemelimit.May be an image of 7 people and indoor
Ndryshe nga sa propagandohet nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje, mospërfshirje dhe uzurpim.
Kryesia e degës së Malësisë së Madhe, në mbledhjen e mbajtur sot më dt.07.04.2022 ka qëndrimin e palëkundur se do të vazhdojmë të gjithë bashkë të qëndrojmë fort për bashkim, i cili duhet të jetë real, i vërtetë dhe të mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent ku do të garantohet vota e lirë!
I bëjmë thirrje asaj pjese të Partisë Demokratike, e cila sot është e angazhuar me Komisionin e Rithemelimit, se procesi zgjedhor duhet të ndërpritet si një proces jo ligjor, uzurpues dhe aq më pak legjitim.May be an image of 7 people, people sitting and people standing
Çdo përpjekje për të ecur në një proces të njëanshëm dhe përjashtues, nuk ka qëllim bashkimin e PD, por dëmtimin dhe përçarjen e saj të pashmangshme!
Mbi sakrificat, përpjekjet dhe përkushtimin e demokratëve do të ngrihet veç e ardhmja e Partisë Demokratike që fiton, duke ruajtuar vlerat mbi të cilat u krijua.
Kryesia e Partisë Demokratike, Dega Malësi e Madhe.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.