Në prag të çeljes së sezonit turistik, Prefektura QarkuShkodër po koordinon veprimtarinë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve në nivel qendror e vendor, njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe operatorëve turistik që operojnë në fushën e turizmit QarkuShkodër
Në vazhdën e punës përgatitore dhe masave të marra, zj.Majlinda Angoni në cilësinë e drejtuesit të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, bashkëbisedoi sot me drejtuesit e institucioneve pjesë e këtij komiteti.
Theks të veçantë morën masat paraprake që duhen ndërmarrë për të garantuar mbarëvajtje të sezonit veror ,duke u fokusuar specifikisht në monitorimin e territoreve turistike.
“Të kontrollohet çdo cm2 e territorit në mënyrë të veçantë në zonat turistike dhe në afërsi të rrugëve kombëtare dhe drejt destinacioneve turistike, për ti paraprirë edhe ndikimit dhe efekteve negative që mund të ketë në mjedis kthimi i ligjshmërisë në përdorimin e territorit”- theksoi Angoni.
Ndërkohe, ajo prioritizoi po kaq të rëndësishme vemendjen ndaj respektimit të masave anticovid, garantimin e sigurisë së jetës dhe shërbimit shëndetësor në plazhe si dhe mbrojtjen e mbajtjen pastër të mjedisit.