ZJARRET    NJË PROVË PER SOLIDARITET   NJERZORË—NJË 13 VJEÇARE  SHTRINË DORËN PËR NDIHME!

0

Zjarret e  rëna këto ditë  jo vetëm në mjediset publike, por veçanarisht në  shtepit e  banimit  të disa prej familjeve  kudo në qarkun e  Shkodrës, jo vetëm që kane  shkaktuar dëmë të medha ekonomike, por stresi për humbjën e pasurisë  ka rënduar  së tepermi tek  mjaft  familjare.  Emisioni Jete Tjeter   I cili realizohet dhe transmetohet prej   disa  vitësh  në Tv kopliku, u ndal kësaj rradhe  ne  fshatin Juban të Gurit te Zi Bashkia Shkoder. Pamjet kaq të  llahtarshme  , si dhe fotot   janë tregues I qartë   I pamëshirës së  flakve të zjarrit  të cilat kane  perpir gjithçka nga  mundi dhe djersa   e jetës  e  dy familjeve  Babë e birë Shtjefen e Fred Cakaj.  Ja para kamërës   është ndalur Shtjefni I cili   me lot nder sy tregon  se  tashm֝ë   prej disa ditësh po jeton   në qiell të hapur …Edhe bashkëshortja E shtjefnit  e cila  u tregua mjacft guxmitare  , dhe perpak desh zoti e shpetoj teksa u fut  ne mes flakve të  zjarrit ër të shpetuar  ato pak para që kishte   strehuar diku në  një  qoshe  të shtepisë… Ndersa  Familja tjetër   e Fredit,    familje e re  , por mjaft puntore   vlerson se mbasi I shpetuan familja  trishtimi nga pak po iken… sink     Nderkaq   ajo që ne vlën të thjeksojmë  është fakti se s’bashku me stafin e emisionit Jete Tjeter  në Dy familjet Cakaj     , këtu në Juban ishte edhe Luigj Gegaj   kordinatori për Shqiperinë I shoqates “Duart e Hapura” me seli në Shtet e Bashkuara të Amerikes   dhe presidënt z, Aleksandër Nilaj. I mennjëhershëm ka qëne  reagimi I pozitiv I fteses sonë për të kontribuar       diçka për këto familje. Dhe ja , tshmë  Duartë e hapura po japin ndihmesemn e tyre sensibilizuese, mbase edhe për më shumë. Këtë e ka shprehur  vet z. Luigj Gegaj.   Në fund të këtij pershkrimi  drithërues , në memnduam të publikojmë  këtë   mesazh të percjellë në rrjetet sociale nga   Xhoela  Cakaj , vajza  13 vjeçare e  Fredi  Cakaj…. Sink. Kësisoj   lë të shpresojmë që këtij zeëri  fëmonor  mjaft dritherures,  ti pergjigjen   me forcen e shpirtit dhe solidaritetit  ata  qe I kane  mundesit  të

kthejnë një buzëqeshje.

13 VJEÇARJA , XHOELA CAKA:NIHMA JUAJ  PËR NË DO THOT  SHUMË….!!!

Mirmrama. Më falni per orarin e vone por  është diqka shume urgjente. Quhem Xhoela Caka jam 13 vjeqe Banuese e fshatit Juban ne qytetin e Shkodres. Që nga e premtja Shtëpia ku unë banoja së bashku me gjyshin gjyshen babain mamin vëllain dhe motrën ( pra familja jone 7 anetareshe) . U shkrumbua dhe u shua si pasoje e një shkëndije elektrike.Pasojat janë fatale si ; Çatia është shembur kane mbetur pak nga muret e shtepise , dëmet materiale janë te tmershme sepse nuk kemi mundur te shpëtojn asgjë, të gjitha kursimet dhe investimet për jeten tone janë djegur ..Ne si familje jemi mir por pasojat në këtë ngjarje të tmerrshme janë fatale.Pastaj edhe ana psikologjike që po perjetojm si familje ska te folur.Ne nuk kemi te ardhura te siguruara nga shteti dhe do ju isha lutur juve si institucion nëse mundeni te na ndihmoni sadopak per ta kaluar këtë faze të tmerrshme të jetës sonë për të na ndërtuar një shtëpi të re  sepse familja jone motra e vellai im skemi ku te fusim koken.Ndihma juaj per ne do te thote shume.Jemi ne mes te kater rrugeve .  Me respekte dhe shprese Xhoela Caka .

Nr kontakti  069 912 7886 .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.