Ndërkohë që vendi ndodhet në një krizë politike me protesta të një pas njëshme të opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit po afrojnë. Opozita e cila ka djegur mandatet ka konfirmuar që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pavarësisht kësaj kryeministri Edi Rama ka konfirmuar 61 kandidatët e tij qe do kandidojnë për fitimin e bashkive. Për bashkinë Malesi e Madhe, Rama ka rikandiduar kryebashkiakun aktual z.Tonin Marinaj, por siç duket tanimë z.Marianj nuk do garojë i vetëm për bashkinë Malesi e Madhe. Në faqen zyrtare të KQZ shifet se për bashkinë Malesi e Madhe partia më e re e vendit tonë Bindja Demokratike ka rregjistruar si kandidat z.Pjerin Spathari. Ky i fundit është një figurë e njohur politike në M.Madhe pasi më parë ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike Malesi e Madhe, ndërsa kohë e fundit ka qenë pjesë e administratës së bashkisë M.Madhe.