Zëri i krenarisë

0
Shenim i redaksisë: Poetja Drita Kosumi Sylja , një poete e njohur tanimë, jo vetëm brënda  hapsirës Kosovare, por mbarë Shqiptare, ka marr pjesë në shumë konkurse poretike. Ndaj kjo është poezia  konkuruese në:

Takimi letrar – Artistik dhe Shkencor “At Gjergj Fishta” në Llapushnik!

Zëri i krenarisë
(At Gjergj Fishtës)

Drita Kosumi Syla

Më quani At
Më quani Gjergj
Më quani Fishtë
Krejt si të doni, populli im
Unë jam veç Njeri
Që kurrë nuk pranova nënshtrim
Nga asnjë barbari.
Lahutën ua lashë dëshmi
Aty kam shpirtin tim
Aty kam thirrje, besë e vëllazni
Fe, gjuhë e atdhe
Ua lashë amanet
Ta ruani nëpër gjenerata
Si sytë e ballit
Kam rrënjët arbërore
Lis shqiptarie me kurorë.
Shifra: “VENDENISI”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.