“Ynus Ymre” ka marr “lëje” për të sjell poezit e tij në qytetin e Koplikut

0

Instituti “Ynus Emre”  me seli në  Shkodër, pas shu më vitesh veprimtari   kulturore – Turke, del nga ky qytet  dhe  mësohet se do të vijnë me veprimtaritë  e tyre   edhe në qwytetin e Koplikut.Ndaj sipas njocftimit zyrtarë  të Bashkisë M.Madhe, bëhet e ditur se  kreu i kësaj  Bashkie Tonin Marinaj, gjatë  takimit  në zyren e tij me drejtorin e këtij Instituti, është  dakordësuar  për fillimin e bashkpunimit  kulturor.

Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Institutit “Yunus Emre” Shkodër z. Zafer Kiyici dhe prefekten znj. Majlinda Angoni. Gjatë këtij takimi u diskutua për realizimin e aktiviteteve kulturoro-artistike në Malësinë e Madhe. Aktiviteti që do të hapë siparin në javën e parë të shtatorit në Koplik, do të jetë ekspozita me thënie të poetit mistik turk Yunus Emre, të shkruara me kaligrafi dhe që kanë në përmbajtjen e tyre dashurinë dhe tolerancën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.