Nëna Tone. Tone Çekrezi, bijë nga Hoti e martuar në Shkrel në fund të viteve ’60 – të, ka veshur xhubletë vetëm dy herë, ditën e martesës dhe në Kongresin e Gruas në Durrës, qershor 1983. Vjerra e saj, Leze Lakaj nga Shkreli ishte një nga xhubletëbërëset më me emër në Malësi dhe i kishte premtuar nuses së djalit që ndonëse xhubleta nuk vishej më dhe kishat u mbyllën e u ndaluan, kur të vinte dita që kishat të hapeshin ajo do t’i kishte ndërtuar xhubletën më të bukur, sepse malësorja e vërtetë nuk shkon në kishë me veshje tjetër veç xhubletës…
Shkodër, shtator 2017.