Kaltrina Hoti, jo thjeshtë se ia ka dedikuar gjyshit të saj Vllimin me poezi “Vrapo Pas Diellit”, por mbase edhe për vetë faktin se në të shumten e rasteve krijuesit dedikimet e tyre veshtirë ti kapercejnë “pragun” e prindërvë të tyre. Kështu, që në hyrje të librit, të sipërcituar, shkruhet: Me dashuri gjyshit tim, nga Hoti i Plavës dhe jo vëmtë kaq, por edhe këto vargje; Gjyshit tim në thellësi të tokës trupi pushon Loti pikon mbi varrin e heroit, Athëherë kur frika vdes Guximi mbijeton. I cituam këto dedikime dhe këto vargje me qëlllimin e mirë për të treguar se poetja Kaltrina Hoti, nga qyteti i Plavës nën Malin e zi, me këtë vllim poetik, siç dhe u shprehën mjaft nga pëndat e fuqishme të leterësisë Kosovare dhe Shkodrane, të cilët ishin aktor dhe faktor pjesmarrës të promovimit të këtij libri në mjediset e teatrit “Migjeni” të qytetit Shkodër. Kështu ka qëne fillimisht kryetari i shkrimtarve të Shkodres Zija Vukaj i cili përmbledhtaz ka vlersuiar me nota mjaft pozitive krijimtarinë e poetës kaltrina Hoti. Po kështu edhe kryetari i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës Prof dr,Shyqyri Galica është ndalur gjerësishtë tek krijimtaria e kësaj poeteje. Madje është theksuar se Kaltrina Hoti,është artiste shumëplanësh, veçmas poezise, levron mjeshtërisht edhe pikturen, kësisoj një nga punimet e saja në pikturë ia dhuroj shoqatës së shkrimtarve të Shkodrës. Gjatë këtij promovimi veçmas përshëndetjeve dhe vlersimeve rreth librit Vrapo Pas Diellit, nga shkrimtarët dhe poetet si Xhahid Bushati , Mimoza Rexhvelaj e tjerë, kanë qëne aktoret e teatrit “Migjeni” Agron Dizdari dhe Drande Xhaj të cilët me interpertimin e poezive të perzgjedllura , i dhanë kolorin e merituar këtij promovimi.