VOLTANA ADEMI : GJERMANIA VAZHDIMISHT VEMENDJE NDAJ SHKODRES

0

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf. Përmes një postimi në Facebook, kryetarja shprehet se ky takim kishte për qellim rikonfirmimin e vëmendjes që Gjermania ka patur drejt Shkodrës për vite me rradhë. Pjesë e diskutimit ka qenë dhe paraqitja e situatës së pandemisë COVID-19 në Bashkinë e Shkodrës. Ambasadori Zingraf ka shprehur falenderimet e tij për mikpritjen dhe prezantimin e situatës dhe ka shprehur dëshirën për një takim tjetër në një kohë më të përshtashme.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Z. Peter Zingraf.Kjo vizitë, është rikonfirmim i vëmendjes së Gjermanisë për Shkodrën, ku përmes KfW-së dhe GIZ, por jo vetëm, kontributi është shumë i çmueshëm.Në përgjigje të interesimit të ambasadorit Zingraf, paraqita panoramën e situatës së pandemisë COVID-19 në Bashkinë e Shkodrës. Diplomatin gjerman e njoha me problematikat e ndeshura, vështirësitë por edhe rrugëzgjidhjet që kemi gjetur duke qenë në krah të qytetarëve më në nevojë, por edhe bisnesit.Ambasadori Zingraf ka falenderuar për mikpritjen dhe prezantimin e situatës, duke nënvizuar se ka qenë vizitor i rregullt në Shkodër, duke patur një marrëdhënie shumë të mire me Bashkinë e Shkodrës.Ai nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë dhe të projekteve gjermane të ndihmës humanitare dhe shëndetësore në kohëpandemie dhe ftoi që Bashkia e Shkodrës të bëhet pjesë në monitorimin e shpërndarjes së saj në destinacion, në dobi të qytetarëve dhe për një transparencë të domosdoshme.Diplomati shprehu dëshirën për një tjetër tryezë të përbashkët, në një kohë të mëvonshme më të përshtatshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.