Ermal Dredha zgjidhet nga Asambleja e PS-së si kandidat në Vlorës për zgjedhjet lokale të 14 majit.Në garë ishin dy kandidatë, Fate Velaj dhe Ermal Dredha.Asambleja e PS zgjodhi me votë të fshehtë Ermal Dredhën.Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.