Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmet raportoi për “BalkanWeb” se sherri mes dy fqinjëve erdhi pas përplasjes për gruan e njërit prej tyre.Shtetasi P.S., i shoqëruar nga policia ka goditur me thikë 57-vjeçarin Ferdinand Petriti pasi e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten.Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, teksa i plagosur aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.