Një gol i shenuar nga kapiteni Gilman Lika i ka dhënë
Vllaznisë fitoren ndaj Korabit të Peshkopise, ndeshje kjo e luajtur këte fundjavë në Peshkopi. Me ketë fitore edhe një herë vllaznia ecen bindeshem për tu kthyer atje nga ka ardhur. Nderkohë që Veleçiku edhe pse pritej një fitore e mundshme, kjo jo thjesht për të marrë “hakun” e fazes së pasrë por për të siguruar tre pikë të arta për mesin e artë të tabeles së klasifikimit, gjithësesi, një penallti e pritur nga portieri i Veleçikut Vjerdha, dhe një loje mjaftë e tensionuar, ka bërë që i gjithë takimi të mbydhet me rrezultatin 0 – 0. Kjo ndeshje e luajtyur në “Reshit Rusi” është ndjekur me mjaft interes nga tifozëria e Koplikut.