E ka cilësuar si një fitore barazimin e arritur në Shkoder ndaj ekipit të Vllaznisë, trajnieri i Beslidhjes, nderkohë që Lika i Vllaznisë nuk e ka quajtur si humbje, por një ndalesë, ose e thëne ndryshe një pushim i shkurter. Gjithësesi shkodranet e Vllaznisë kryesojne grupin A, në kategoirin e parë, të bindur se do të perfundojnë me sukses këtë “xhiro” në kategorinë e parë. Nderkohë që ekipi i Veleçikut, një javë më parë u ndal në fushen e tij nga Beslidhja, kësaj rradhe , pikrisht të hënën eshte luajtur takimi i fundit i kësaj jave në Fushë-Krujë ndermjet ekipit vëndas Iliria dhe Veleçikut të Koplikut. Djemt e drejtuar nga tekniku Benik Duli , duket se i kishin mënduar mirë të gjitha gabimet e një jave më parë për të mos i përseritur ato, dhe as të tjera në këtë perballje. Kësisoj një ndeshje burrerore, e fortë dhe me mendim teknik dhe fizik është arritur shumë shpejt , pikrisht në minute e 13 të takimit të zhbllokohet rrezultati me anë te futbollistit Toma. Goli i shënuar prej tij , qëndrpojë në fuqi deri në perfundim të 90 minutave, per ti dhënë kësisoj fitoren ekipit të Velecikut, duke marrë tre pikë të dobishme dhe pse jo të sigurta për mbydhjen me sukses të këtij viti kalendarik. Tashmë kjo fitore ndaj Ilirisë ka bërë që të harrohet shpejt, per të bërë të mundur të hidhet shpejt mendimi ër tek ndeshja e fundit per këtë vit, perballja me ekipin kryesues skuadren Shkodrane Vllaznia. Kjo ndeshje derbi e dy skuadrave që thuajse ka në një tifozeri të perbashket, do të jetë interesante, per vete objektivat që kanë dy skuadrat.