VLLAZNIA KA DY MOMENTE FRIKE

0
Frikë tek Vllaznia , kjo frikë nuk vjenë vetëm në një drejtim , pra nga ajo çfarë edhe mund të ndodhë . Takimi me Flamurtarin , është një ndeshje ku Shkodranet duhet të pregaditen mirë , nëse duan të marrin një hap më shumë siguri për të qëndruar në Superligë.Frika tjetër krahas asaj se edhe mund të humbet , është frika e Aleancave të skuadrave rivale , dhe nëse Shkodranet duan të mos i “druhen” kësaj të fundit , duhet të luftojnë pa tjeter për të fituar takimin e rradhes …

Kështu Skuadra e Vllaznisë pavarësisht humbjes ndaj Laçit janë duke u përgatitur për takimin e rradhës e cila është edhe ndeshja e javës së 23 e Kategorisë Superiore . Shkodranët do të kenë përballë një kundërshtarë jo pak të vështirë si Flamurtari ku vlonjatët kanë realizuar ecuri mjaft të mirë në takimet e zhvilluar më herët . Te Vllaznia , edhe pse nuk e thonë hapur , u druhen shumë aleancave në favor të skuadrave rivale , në rastin konkret të Teutës . Sinjali i parë ishte fitorja e durrsakëve në Kamzë , ndërkohë që Vllaznia u mund Trajneri Ernest Gjoka , në një prononcim të tij theksoi se nuk dëshiron t’i besojë zërat për aleanca dhe ka uruar që gara të jetë e drejtë dhe e pastër . Vllaznia ndërkohë duhet të fitojë ndeshjet e saj dhe sfida e së hënës me Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” është vendimtare për objektivin . Ndërkohë klubi shkodran u ka kërkuar mbështetjen tifozëve të saj për të qenë pranë edhe në ndeshjen e rradhës me Flamurtarin. Konsiderohet një takim shumë i vështirë dhe për këtë arsye , prania e tyre do të ishte një plus për kuqeblutë në fushë . Klubi Vllaznia përmes një postimi në faqen e tyre në facebook , ka hedhur një video të zgjedhur ndoshta jo rastësisht . Pikërisht me pamjet e ndeshjes së vjetshme ndaj Flamurtarit e cila ka qenë ndoshta vërtetë dramatike sepse golat e fitores u shënuan në minutat shtesë dhe kjo solli shumë emocione tek tifozët shkodranë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Mbase këtë herë , ndeshja do të zgjidhet më shpejt por e rëndësishme është të arrihet fitorja . Në kampin kuq e blu natyrisht është kryesimi në këtë ndeshje edhe pse vështirsia dihet që do të jetë e madhe aq më tepër ku në formacion traineri Gjoka nuk ka të disponueshëm lezhianin Renato Malota.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.