VLLAZNIA HUMB 1-2 MIQËSOREN ME TIRANËN

0

Vllaznia ka humbur ndeshjen miqësore ndaj Tiranës në shifrat 1-2 përballje e luajtur në kryeqytet. Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me një penallti të shënuar nga Dunga në minutën e 17. Braziliani Da Silva u pengua brenda zonës duke fituar një 11-metërsh që e ktheu në gol sulmuesi Dungu duke i dhënë epërsinë shkodranëve.Ende pa mbaruar pjesa e parë Vllaznia gabon në mbrojtje me një autogol të mbrojtësit Isufi duke bërë që rezultati të barazohet në 1-1. Në 45 minutat e dyta Tirana shton presionin dhe krijon disa raste ndërsa edhe Vllaznia tenton të gjejë rrugën e rrjetës. Duhet të vijnë minutat e fundit e lojës kur kuqeblutë gabojnë sërish në mbrojtje duke treguar paqartësi por edhe dobësi në prapavijë.Topi shkon për sulmuesit e Tiranës që më pas përfitojnë. Avdiaj del i vetëm përballë portierit Zogoviç dhe nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë golin e dytë për bardheblutë që vulosi fitoren në shifrat 2-1 në këtë sfidë miqësore. Kryeqytetasve kjo ndeshje i shërbeu me shumë si një parapërgatitje për përballjen që do të ketë në Europa League ndërsa Vllaznia mati edhe njëherë forcat e saj me skuadren që tashmë është rinovuar plotësisht. Shkodranët kishin katër mungesa në ketë ndeshje për shkak të dëmtimeve duke bërë që grupi i lojtarëve të mos jetë i plotë.Tashmë superliga shqiptare e futbollit ende nuk ka një datë se kur do të fillojë për shkak të bojkotit pa afat që kanë bërë ekipet duke qenë se kërkojnë disa ndryshime në ligjin e miratuar për sportin. Vllaznia vijon përgatitjet në mënyrë që të jetë gati kurdo që të nisë kampionati.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.