“VELEÇIKUT” I VIJNË “NDIHMA” NGA PËRTEJ DETIT

0

Ekipi i futbollit “Veleçiku” pas rikthimit në kategorinë e parë, këtë sezon futbollistik, veçmas të tjerave shpresoj shumë për një mbeshtetje ndryshe nga herët e tjera, qoftë nga Bashkia M.Madhe, apo edhe nga biznesi vëndas. Gjithësesi lojtaret dhe stafi teknik nuk u dekurajuan, edhe pse veçmas premtimeve në leter, natyrisht dhe me audio, asgje konkrete deri më tani nuk është dukur në horizont. Kështu qe premtuar se brënda mandatit që po mbydhet nga kreu i bashkisë, do të niste puna për ndertimin e stadiumit, apo e thënë ndryshe kompleksit sportive “Veleçiku”. Natyrisht që një skuader e tille, si kjo edhe pse realisht ende nuk e ka shijuar të qënurit në superligë, do të thonim e meriton per shumë arsye një stadium të tillë , shumë më shume se disa qytete edhe në qarkun e Shkodres. Kujtojmë për të gjithë tifozerine dhe jo vetem , se e meriton Veleçiku këtë , vetem nese ata që kanë sy me pa, kudo në mjediset aktyuale të këtij klubi , shkruhet me të madhe: Balaj dhe Hysaj krenaria jone. E pra këta dy ëmra të medhenj të futbollit Shqiptar, këtu e kanë vëndlindjen. Por jo vetem këta, futbolli Shqiptar e në mënyrë të veçantë kombëtarja Shqiptare, rradhe, shumë rradhe ka qenë pa djemt e kësaj treve. Kësisoj edhe kapiteni legjendar i kombëtares Rudi Vata, apo edhe Salvador Kaçaj, këtu e kanë shpirtin dhe zemrën e tyre. Po kështu edhe futbollist të tjerë si Millan Vaso ,Besnik Duli, Ritvan Hebaj,Nuri Rexha, Ersil Ymeri e tjere deri tek Hebaj i ri , ylli i skuadres Partizani, të gjithë këta emra e mjaftë të tjerë , realisht vetem për emrin dhe kontributin e tyre të dhëne ne futbollin Shqiptar, vëndlindja dhe origjina e tyre e meriton nje Stadium, pra një mbeshtetje më shumë se deri më tani. Ndrerkohë qe gjumi letrargjik i ka zënë të gjitha pushtetet, edhe federaten Shqiptare të futbollit e cila nuk e ka marrë “guximin” të kalojnë qytetin e Shkodres, por mbase jo rastesisht edhe jo në keto kushte të barabartya pati marrë drejtimin drejt Pukes. Gjithësesi tashmë duket se një rreze drite në fund të tunelit per veleçikun po e ndezin koleget tanë gazetaret sportive., Bashkim Ramekaj dhe Engjell Gjolaj. Ky i fundit edhe pse jeton prej vitesh në Itali, asnjëherë se ka harruar profesionin, por as dashurinë per ekipin e Velecikut. Falë kontributit të tij, pake ditë para ndërrimit të viteve, mberriten në qytetin e Koplikut dy komplete sportive, dhuratë per ekipin Veleçiku, të bëra nga Klubi Allumiere Roma, madje presidenti i këtij ekipi ka shprehur deshiren dhe vullnetin per të binjakzuar ekipin Roman me veleçikun. Kësisoj Enriko Superki , gjithënjë sipas bisedes me kolegun tonë Engjell Gjolaj, pritet q ë mbase shumë shpejt të vijnë në Koplik se bashku me drejtorin sportive Marco Rosi , të cilet do të bisedojnë me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj rreth modaliteteve të këtij binjakzimi. Ndaj duke falenderuar kolegun tonë Engjell Gjolaj per këtë frymë bashkpunimi, le të shpresojmë se një rreze e këndeshme, një dritë jeshile po vjen per Veleçikun.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.