Veleçiku tregohet i pa “shpirt” ndaj skuadres kryeqytetase Internacional , duke e mundur 6 me 0

0

Veleçiku  tregohet   pa “shpirt” ndaj skuadrës kryeqytetase  Internacional, duke mposhtur thellësisht  6me 0.Kësisojë kjo  fitore tenistike e skuadres Koplikase ka ngjallur edhe nj‡ë her‡ë   besimin se  ky  farmacion  mund të bëjnë realitet  rikthimin e skuadrës  së Veleçikut  serish në katëgorinë e parë. Autor të 6 golave kanë qënë dy futbollist  me nga  dy gola  sejcili prej tyre, ndersa dy futbollist të tjerë kanë shenuar nga një gol.Në kuadër të javës së pëstë  të kampionatit kombëtarë të futbolllit për kategorinë e dytë, ekipi Koplikas Veleçiku  ka shpartalluar  plotësisht skuadren kryeqytetaese   Internacional. E gjithë skuadra ka që në në unison, por në veçanti  dy futbollist, dhe më konkretisht Rrustemaj duke shenuar në minutatat 14 dhe 49  të takimit, si dhe Hajdari  në minutat  67 dhe 78  të   këtij takimi , kanë qënë dy të pa “mëshirshmit” e këtij takimi  të  cilet   kanë shënuar  sejcili nga dy  gola,   shto këtu pastaj dhe dy golat e tjerë të shenuar nga  Dibra në minutën e 75 dhe Delaj në minute e 82 , kanë bërë   që të shkatrrojnë  plotësisht skuadren mike Internacional.Me këtë rrezultat tënistik    të  realizuar në fushen sportive të
“vllezerve  Duli “ në qytetin e Koplikut skuadra e Veleçikut , jo vetëm që ka  bërë “autokritikë “ para tifozve për ndeshjen e humbur jashtë fushe, por mbi të gjitha edhe një herë  ‡është kthyer  besimi se    ky ekip  me në krye  trajnierin Haris Lika   mund të kthejnë  në realitet premtimin për tu ringritur perseri në kategorinë e parë.Nderkohë që  skuadra kryeqytetase  nuk  tregoj asnjë forcë reaguese ndaj kësaj furie të golave të pësuar.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.