Minuta e 31 e takimit Veleçiku – Egnatia do të mbahet mënd gjatë nga lojtarët dhe tifozët e Veleçikut. Pikërisht në këtë minutë pas katër javësh humbje rradhazi, duke mos shenuar asnjë gol, e duke mos shenuar asnjë fitore e asnje barazim por vetem humbje, ka bërë që Veleçiku të kthehet tek fitorja. Futbollisti Mustafa, pasi ka depërtuar bukur brënda zones së portës së miqve, nga lojtaret e Egnaties, nuk ka patur rrugë tjeter vetem të pengohet në mënyrë të pa rregullt. Kështu është fituar e drejta e një penalltie, e cila ështe ë ekzekurtuar saktësisht nga Rajçeviç, duke shenuar golin e parë në pesë javë të kampionatit të kategorisë së parë, por edhe duke i dhëne kështu Veleçikut fitoren e pare e për rrjellojë edhe tre pikë shumë të deshiruara. Më këtë fitore Veleçiku, jo vetëm që duket se ka dhënë sinjalin e ktheses, por edhe i ka shpëtuar masave që ishin paralajmëruar nga presidenca dhe drejtuesit e klubit.