Nuk ka patur shumë “zhurmë” këto ditë në kampin e Veleçikut. Gjithçka duket se është pregaditur largë dekleratave dhe intervistave në media. Madje dhe kontratat me futbollistet Bashkia, si pronarja e vetme e Veleçikut i ka lidhur në oret e vona të mbëmjes këto ditet e fundit, pikërisht në mjediset e Bashkise në qytetin e Koplikut. Ajo që mund të thuhet në këtë prag-fillim kampionati per kategorinë e pare, është fakti se lojtaret dhe stafi teknik, shkojnë në Tiranë këtë të djelë me u perballë me një emer të madh siç është Dinamo. Nderkaq tekniku Besnik Duli shprehet se atje shkon si i barabart, madje objektivi është në mes barazimit dhe fitores. I ndoqem në një seance stervitje lojtaret e grumbulluar, nga ku edhe do të perzgjidhet 11-tshi anti Dinamo, dhe realisht si gjendja fizike, ajo teknike, por edhe optimizmi jane në lartësinë duhur. Kësisoj ndonse 5 lojtar të ekipit baze të cilet e sollen Veçikun ne kategorinë pare, nuk kanë lidhur kontrate per të vijuar me tej, prurjet si potieri Vjerdha, apo Balaj dhe të tjer dhe veënarisht një futbollist i ardhur nga Brazili , duket se janë garancia per një vijushmeri dhe paraqitje ambiciozee të Velecikut.
Gjithësesi Fabio, futbollisti nga Brazli ndeshjen me Dinamon do ta shikojn nga Stoli, mbasi ende nuk janë ne rregull i gjithe dokumantacioni. Megjithëatë tekniku Duli shprehet se është një lojtar mjaft i dobishem per Veleçikun. Një tjeter fakt që ia vlen të citohet rreth këtij kampionati per Veleçikun, është fakti, se mungesa e një stadium në Koplik, jo vetem që veshtirson disi mbarvajtjen e ekipit, por edhe tifozëria do të jetë e detyruar të ndjekun ndeshjet brënda ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ose siç e njohim ndryshe tek lekurat në qytetin e Shkodres. Kësisoj veçmas Vllaznisë tifozet Shkodran do të jenë të detyruar të “shlyejn” borxhin ndaj tifozve Malesor të cilet historikisht e kanë mbeshtetur Vllazninë. Gjithësesi suksese si Velecikut dhe Vllaznisë në këtë nisje kampionati!