VELEÇIKU KA MUNDUR NË “RESHIT RUSI” EKIPIN E TËRBUNIT TË PUKËS ME RREZULTATIN 2 ME 0

0

Pas një nisje të keqe që i bëri kampionatit me 4 humbje, Veleçiku ka gjetur forca për tu rikthyer në traditen e lojerave të veta me të mirë, kështu sot është realizuar fitorja e dytë radhazi në javen e 6-te te kampionatit. Koplikasit kane triumfuar 2 – 0 ndaj Tërbunit të Pukës, në takimin e zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” në Shkoder. Ka qënë Ujkaj ai që ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 23′. Ndërkohe në fillimin e së dytës do shënonte edhe Toma ne minuten e 47′. Në shtese Tërbuni do nuk do arrinte te ngushtonte shifrat, pasi Dodaj gabon nga pika e penalltise. Me këte fitore, Veleçiku largohet nga fundi, duke zënë vendin e 8-te me 6 pik, kjo fitore ka ngrohur tifozerinë e Veleçikut. Ndaj do mund të themi se premtimi i futbollistit sulmues Ujka për të shënuar në porten e Pukianve jo vetëm që është mbajtur , por edhe sulmuesi tjeter Toma ka realizuar golin e dytë , duke i dhënë garanci skuadrës për rrezultatin e arritur. Në minute e 90 Pukianët kanë humbur shansin per të shkurtuar diferencë e golave, portiere Koplikas Vjerdha ka pritur penalltin e ekzekutuar nga Doda.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.