Veleçiku , fitore tenistike 6-0 ndaj Shënkollit

0

Nga: Bashkim Ramekaj

Skuadra e futbollit Veleçiku   ka fituar thellësisht  miqësorën   6 me 0 ndaj  ekipit    të Shenkollit. Nga  dy  gola   kanë shenuasr  Dibra dhe Hajdari , ndersa  autor të  dy golave  të tjerë  janë  Rrustemaj dhe Elbasani, ka qënë kjo  një provë e  bukur  xhenerale  e skuadres Koplikase Veleçiku,  pra një fitore  tenistike, një javë para startimit të fazes së dytë të ka mpionatit për katëgorinë e dytë.Kurë  ka mbetur  vetëm një jave nga  startimi I  fazes së dytë të kampionatit kombëtarë të futbollit për katëgorinë e dytë, skuadra e Veleçikut ka  zhvilluar fazen pregaditore mjaft intensive. I gjithë  grupi  i futbollistve  nënë drejtimin e  teknikut  Haris Lika, dhe drejtorit teknik Nuri Rexha, po punojnë për  realizimin e objektivit  , për rikthimin e  e skuadrës së futbollit të M.Madhe   serish  në kategorinë e parë. Themi kështu  pasi atmosfera   në kampin e  Veleçikut  është mjaftë optimiste. Kësisoj forma sportive   e shkelqyer e djemve  Koplikas   është demonstruar   në takimin miqësorë  tqë  zhvilluar   pasdreken e një dite më parë  në qytetin e Lezhes, ndaj skuadrës  së Shenkollit. Veleçiku  ka fituar thellësisht   6 me 0. Pjesa e parë   ka përfunduar  me   rrezultatin 3 me 0 , me gola të realizuar nga  Dibra fillimisht e më pas   Hajdari  e Rrustemaj.  Edhe në fragmëntin e dytë , Veleçiku  shenon edhe tre gola të tjerë . kanë qënë përsëri  Dibra  dhe Hajdari, të cilët  kanë dyfishuar   golat psër veten e tyre , duke e çuar në 5 me 0  rrezultatin   e  skuadres. Ndderkohë që futbollisti Elbasani   mbase nuk kishte se sit ë dilte pa shenuar , ndaj dhe  goli i tij e ka çuar   në 6 shifren e  golave , të kësaj fitorje tenistike të skuadres Koplikase  Veleçiku.Kjo miqësore  nuk ka shumë  nevojë për komënt , mbasi është rrezultati ai që flet  qartësisht  për epërsinë e skuadres   së Veleçikut.Por ajo që mbase vlen të  citohet  është fakti se  përkushtimi i  stafit drejtues  e në veçanti i kryebnashkiakut Ton in Marinaj, i cili ka treguar korrektësi   në respektimin e kontratave me futbollistët, duke iu garantuar rrogat çdo muaj,   ka bërë që    këta të fundit , pra  futbollistët të ndihen të vlersuar  , dhe për  rrjellojë edhe të motivuar.Ndërkohë tashmë ka mbetur edhe java që  vjenë për të zhvilluar seancat   e fundit  stërvitore, duke u pregaditur seriozisht për takimin e parë   me datën 5  Shkurt , ku ekipi i Veleçikut  do të luajnë në Rrreshën një ndeshje kjo në transfertë, ku sjellim në   kujtesë   se takimin e parë në Shtepi   Veleçiku e ka fituar  , ndaj rrëshenit  me rrezultatin 3 me 1.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.