Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi i fitores së ëkipit të Veleçikut ndaj Flamurtarit të Vlorës, ndeshje kjo e fituar tre ditë më parë në “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Kjo ndeshje e luajtur në kuadër të eliminatoreve për kupen e republikes, kështu u pasua me humbjen e dytë rradhazi për kampionat, ku ekipi i Korabit të Peshkoipisë i ka dhënë një dush të mirë skuadres Koplikase duke e mundur thellësisht dhe pastërtisht me rrezultatin 3 me 0. Golat janë shenuar nga Skuka pen. 9′, 29′, Hysi 39′. Me këtë humbje ekipi i Veleçikut po tregon se në këtë kapionat, nese nuk ndryshon në rradhë të parë mendësia e drejtuesve të ekipit, për të forcuar skuadren me elementë të duhur, atherë gjithçka do shkojë drejtë rënijes së lirë një kategori më poshtë. Ndërkohë që në kuadër të javës së dytë për grupin “A” janë zhvilluar dhe këto ndeshje, sfida në mes Kastriotit dhe Beslidhjes, dy skuadra këto që synojnë të ngjitën në supërligë, e kanë mbydhur takimin në mes tyre pa gola. Po kështu edhe takimet në mës Dinamos dhe Shkumbinit, si dhe Erzenit të Shijakut e Terbunit të Pukës kanë perfunduar me shifrat e paqes 0 me 0.