Preg:G. Vuçaj
Thellësisht 0 me 4 është mundur pasditën e se shtunës ekipi i Veleçikut në përballjen me skuadren e Burrelit. Ky takim ndonse për Koplikasit kishte pritshmeri për një rrezultat pozitiv, kjo jo vetem nuk ka ndollur , por Veleciku është mundur me një rrezultat tenistik nga mysafiret nga Burreli.
Edhe pse një ditë më parë tekniku I skuadres së Veleçikut Ardi Rrustemaj , por edhe lojtarët kryesor të kësaj skuadre i kishin shprehur gazetarit sportive Bashkim Ramekaj, optimizmin për të synuar një rrezultat pozitiv ndaj Burrelit. Përfundimi indeshjes ka treguar se jo gjithëmonë dëshira bëhët realitet, kësisoj Veleçiku është mundur brënda në “Shtepi” thellësisht 0 me 4 nga ekipi I Burrelit.Natyrisht një rrezultat I tillë fletë qartazi për një fillim aspak pozitiv , të skuadrës së qytetit të Koplikut, çka realisht ajo çfarë është thënë se gjatë kësaj perjulle stervitore, stafi teknik, por edhe ai presedencial i kanë marrë masat e duhura , për të ruikuperuar gabimet e fazës së parë , duket qartazi se gjithëçka ka qënë një eufori moment, dhe asgjë më tëpër.Kështu golat e shënuar nga skuadra mysafire e vëndit të dytë në tabelën e klasifikimit Burreli, tregojnë tablon e kronikës së këtij takimi.Kështu Shkodrani Rraboshta ka çelur i pari serinë e golave në portën Koplikase, duke shenuar në minutën e 21 -t të takimit. Me pas ndersa pritej reagimi i lojtarve vëndas të Veleçikut për të ndryshuar rrezultatin, kanë qënë përsëri miqt të cilët I kanë dhënë sigurinë vetës drejtë fitores, duke shënuar në minutën e 36 golin e dytë. Me këtë rrezultat është mbydhur pjesa e parë e këtij takimi në fushën sportive” Reshit Rusi” të qytetit Shkodër.Pjesa e dytë. Asgjë e re për të shënuar për vëndasit.Madje futbollistët dhe loja e tyre në fushë tregon se tashmë ekipi është “dorzuar” përballë Burrelit. Kësisoj dhe dy gola të tjerë të shënuar respektivisht në minutën e 53-t nga Toma , dhe Stana në 84-en, I kanë dhënë fitorën tenistike skuadrës së Burrelit.