U luajtën ditën e sotme katër ndeshjet e vlefshme për javën e gjashtë të grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u shënuan në total plot 13 gola. Spikasin triumfet e Vorës dhe Veleçikut me rezultatet 4-0, ndërkohë që nuk falën as Valbona dhe Sopoti, duke mposhtur respektivisht Murlanin dhe Shënkollin.Vlen të theksohet fakti se si Vora, ashtu dhe Valbona, Sopoti dhe Veleçiku, bëjnë pjesë te skuadrat pretendente këtë sezon, që do të tentojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në këtë përballje me Gramshin , futbollistet e Veleçikut duhet theksuar se janë “ndihmuar” maksimalisht në këtë fitore nga vet futbollistët miq nga Gramshi, si dhe nga gjygjtaret e takimit të cilet u nxorren (3) tre kartona të kuq Gramshiotve.
REZULTATET:
VORA 4-0 ILIRIA
Lala 28′, Bashaj 31′, Magani 36′, Zena 78′
KSSH VELEÇIKU 4-0 KF GRAMSH
Dibra 23′ , Elbasani 45′, Ujkaj 61′, 88′
K.F MURLANI 0-1 VALBONA FK
Jaupaj 48′
SHËNKOLLI 1-3 KF SOPOTI
Lleshi 52′ (p) / Myslimi 28′ , Kaloshi 45+1′, 47′