Nga : Luan Asllan Dibrani
Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura shpifjet , politika e odave, kafehaneve dizinformatave dhe propagandës se pa skrupullt madje edhe skandaloze në fushën politike,tani kanë filluar beteja me falsifikime kibernetike me disa konto ne emrin e saj përmes FB-ukut,instagram etjZonja Gërvalla nuk ka pas asnjëherë instagram, sikur bredharaket e kohës që përpiqen ta kalojnë kohën ne FB ,instagram Twiter etj me gënjeshtra!.Këto janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet qe u mungojnë kësaj klase politike me piunat e FB-kut . Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla është një personalitet me një edukatë patriotike dhe me vlera shumë here ma të mëdha se disa psedokomondant qe po përpiqen UÇK-në, ta nëpërkëmbin përmes tyre. Historia e kësaj familje më së miri e tregon dhe dihet mirë se vajza e kujt është?Isuf Gërvalla ishte më kohe i radhitur në rrugën e çlirimit të Kosovës nga e cila edhe ne pionieret për çlirimin e Kosovës, u frymëzuam nga ai dhe mësuam shumë nga ai,nga e cila me portretin e tij i vërshuam shpesh sheshet e kryeqyteteve të Evropës me demonstrata antijugosllave. Prandaj jeta ia ka imponua qysh nga fëmijëria Donikës qe te filloj me atë edukate dhe frymëzim , si e tillë është shkolluar në shtetin e Gjermanisë, ku ka kryer fakultetin juridik.Si vazhdim e kësaj fushate llogaritet tejet e lodhet dhe patetike janë tentimet për shtrembërim te së vërtetës. Këto janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet qe u mungojnë kësaj klase politike me piunat e FB-kut .Njerëzit i ligj ,pa kulturë dhe halabaket , qe gënjejnë dhe flasin gjepura i din populli.Kabineti qeveritar të ka bërë ministre dhe krye diplomate nga e cila me sukses po vazhdon edhe fushatën kundër analfabetëve ish ambasador.Ti je Krenaria e jonë “Respekt” dhe turpi i mbuloftë te gjithë ata qe mundohen të shpifin ndaj jush . Korbat gjithë mundohen te jenë ne një nivel me shqiponjat, por kurrë nuk ja arrijnë qëllimit,sepse ju mungon “guximi”edhe forca .Populli do i faturoj dhe dënoj rëndë djerrakohët e matrapazët karagjoz siç u dha dozën me 14 shkurt!Zonja Gervalal me punën profesionale dhe intelektuale qe ke filluar te na perfaqesojsh në botë, do i demaskosh politikanët e odave, kafehaneve te çajtoreve,madje edhe të atyre qe vjedhurazi arritën në ulëset e Kuvendit të zgërdhihen, sepse populli do i faturoj dhe dënoj rëndë djerrakohët e matrapazët karagjoz siç u dha dozën me 14 shkurt .Zonja Donika Gërvalla mos i merr afër zemrës fjalët e rrënuesve të shtetit të Kosovës, këta që e varfëruan dhe shkatërruan këtë vend që u la me gjakun e bijve dhe bijave më të devotshëm për atdheun e kombin.Këta thirren në emër të “UÇK-së”, vodhën dhe u pasuruan në emër të UÇK-së, i kanë blerë me qindra hektarë tokë në emër të sajë, shtëpi dhe pallate. Ata u bënë multimilionerë prandaj do të merret me ta ligji.Këta karagjoz e kanë problem,madhështinë dhe intelektin tënd qe ti je me popullin e populli me ty.E kanë problem se shtresa intelektuale të donë dhe çmon shumë, e këta manipulant, donë me u çmend sepse ju u bëtë udherrefyes si mbrohet shteti dhe ia ndalët “tagjinë në grazhd”, ju e ndalet fluksin e krimit dhe vjedhjes se mëtutjeshme.Prodhimi i këtyre dezinformatave janë nga kuzhinat Beogradit ,qofsha i gabuar dhe me vështirësi, po e them se po bëhem në këtë moment si deputete e Kosovës qe për ti zgjatur jetën veti e quajnë për sa sekondi, njeri tjetrin bashkëpunëtor të udbes e te Beogradit madje edhe të Moskës.Erdhët, pritet, luftuat ,vepruat dhe fituat zonja Gërvalla!?- Serish fitoni nëse vazhdoni ta mbroni zërin e popullit dhe Kosovën!Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare dhe me veprat me guxim dhe me shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës integritetin dhe flamurin, aty ku ka synim fillimisht çlirimin nga krimi i organizuar e më tutje drejt bashkimit me familjet e shteteve të Evropës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe ata qe e duan dhe punojnë për te.