Duke iu kërkuar ndjes të gjithë shkrimtarve, poetve, të cilët i konsideroj koleg, dhe pse ënde nuk jam i bindur që e kam at stature, edhe pse libra kam shkruar dhe unë.Dua te jap një mëndim shkurtazi rreth promovimëve që janë kthyer në mod të organizohen , tanime jo v etëm të shtunave ,por çdo ditë të jav ës, në bibloteken “Marin Barleti” të qytetit Shkodër.Tamam si në emisionet politike na shfaqen “specialistet” e çdo fushe, të cilët flasin për botimin e librit, edhe nese ai mund të jetë libër për blegtorine apo…Dhe pas këtyrë mëndimtarve e merr fjalën autori i cili flet për librin, por edhe falënderonpjesmarrësit.Në fund foto me autorin dhe mësymja për të marr një libvër me autograf.Kaq.Dhe teksa po kujtoja këto promovime , më erdhi ndërmënd dhe fakti , i pjesmarrsve të cilët janë me “abone”. As karriget nuk i ndryshojnë nga njëri promovim në tjetrin.Ndaj po risjell nje barcolet të hershme , se me duket këta dhe unë punojmë promovues. E pyetën një herë , nje nga ata që dilte gjoja vullnetare me kontrolluar zonat kufitare mos I shkelte Armiku i ppullit:Ku punoni ju shok? Unë punoj komunist në Vukpalaj qe përgjigjur, njëriu që nuk dinte çfar punonte.Ndaj mendoj seka ardhurkoha që promovimët të marrin realisht vëndin e merituar , duke i promov uar, dhe mundësisht sa më shumë tëk lexuesi ,dhe jo tek promovuesit.Një promovim mbase ndryshe ka qënë ky isotmi në Shkodër, të pakten kështu shkruan poetja Mimoza Rexhvelaj.Ndaj do thonim sa më shumë poet e shkrimtarë , marrinpjesë në promovime të tilla aq më vlerë kanë këto botime…..
“UNE PUNOJ PROMOVUES LIBRASH…”
…Sot në Shkodër u promovuan në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, dy librat e autorit të mirënjohur Jusuf Buxhovi.
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Kosova, histori e shkurtër”.
Biseda teje miqësore si pjesë e familjes së madhe shqipfolse, bashkimi mes vedit është i pashmangshëm, sado përpjekjet kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë përçarëse.
Frika e Shqipërisë së madhe nuk pëlqehet nga fuqit e mëdha, por arti, kultura,gjaku, gjuha, historia janë një për të gjithë ne, pavasisht se kontribojmë në pesë shtete, ne jemi vëllezër.
Detyra jonë është t’i shërbejmë Atdheut në çdo ditë të jetës tonë. T’i shërbejmë çështjeve kombëtare, ndricimit të historisë,mirëqënies, zhvillimit dhe promovimit të vlerave tona.
Autorit i uroj suksese në misionin e tij, uroj që veprat të marri meritat që i takojnë në fushën historike, të rreshtohen aty ku ju takon me të drejtë,por dhe të shërbejnë për brezat që do të vijnë si fanar ndricues që hedh dritë mbi skutat e errta të historisë tonë.