Unë po shkruaj , e ti lexo, unë po vuaj e ti gëzo…

0
E kemi theksuar edhe herë  të tjera, poeti i satirës   Xhulio Ndreka, pa më  të voglin diskutim  është  një  nga talëntët  e radhë  që po spikat, me mjeshtrinë  e vargut të  satirës dhe humorit, ndaj revista “Fjala”   boton herë pas here  pjesë nga kjo krijimtari. Nderkaq  libri i tij  tashmë ndodhet  në prag të  daljes nga  botimi.
Nga: Xhulio Ndreka
DALLANDYSHJA  KORRIERE E DASHURISE
Një zog Dallendyshe me trokiti në dritare.
I shkova krejt afër e nuk u largu fare
Thash se ka uri deshta me e ushqy.
Në kam kishte nje leter, nga larg po vij per ty.
Letren kur e hapa nisa me lexu,
jo as syve të mi nuk mujta me ju besu .
Zemra u mbush me vaj, ishte shkrimi saj.
Qe ma në këtë jetë nuk do ta paj.
Unë  emigrant
Plazh po baj simjet,
Si me kën zotni
Po na fergon dielli,
Në pjeshka në itali.
Koha shkon lezet,
Vetëm muhabet,
Si me kën në banket.
Misdit na keput gjumi,
Edhe vuhna ne gar,
Qyrim njani tjetrin ,
Kush po flen ma par.
Me  bërë  qejf
Një bigbrother rrezik-zinjsh
Do ta hapim këtë verë,
Konkurrenca u ba e madhe,
Tym për shpi e der për derë.
Nga kjo derë del me miliona
Po s’lejohen shum persona
Kur e hapen derën shkova edhe vet
Mirboll janë tre muj me i kalu i qetë.
U bana në qejf dhe lirshem fare
Shtatori simjet po me gjen me pare.
Emrin n’list e pata
Kot nuk m’banën za
Prap dhe sot nje vjet
Pa provu se la.
Kurs për rrëna
Ndini zonja e zotni,
N’kurs për rrëna un kam hi
Sa mos t’mbes thash pa zanat,
Se kjo jetë qenka e gjatë.
T’marr i kyt se s’du shkoll t’nalt,
Se me rrëna s’mbet kurr n’baltë.
Kam studiu e kam shtrryll trut,
Rrëna ashtë zanat i but.
Në tan klasën kesh ma i miri,
Kam studiu edhe me qiri
Zjusha m’tha ti rrënë pa zor
E n’klas m’vunen senator.
Përputhen
Me gjet nuse s’jan punë t’thjeshta,
Të perputhen me shku deshta.
Për pak desh ngela beqar,
Po si s’me ra mu n’mend ma par.
Kam harxhu gati 1 milion,
Më marr pjes n’kyt emision.
Kjo po që asht mundësi,
Hin tek pull e del zotni.
Like

Comment

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.