Teuta Osmani 

Unë kam shkruar!
Unë kam shkruar edhe bukur,
edhe ëmbël
edhe qartë
edhe dashurisht
edhe me sjellje
e me kulturë
edhe me shkollë
edhe me Art
edhe me ndjenjë ,
edhe e revoltuar
edhe e mërzitur
edhe e lënduar
edhe e trishtuar
edhe me urrejtje,
por;- Sipas situatës!
Përse?
– ju, lëndoheni për të gjitha këto gjuhë?!
Apo s’u vjen sipas zakonit e traditës
apo sipas dëshirës?
Le të jemi vetvetja në çdo pikë.
Dhe t’i vemë një pikë i – së!
Amerikë. 07.08.2022