ULQINI PRET BIJTË E VET

0
Nga :Ramazan Çeka
Festë madhështore në speltaklin “Diaspora në vendlindje”
Shqiptarët e Ulqinit që prej vitesh kanë marrë rrugën e mërgimit e që prej vitesh kanë ndërtuar jeten e tyre anë e mbanë Botës, por kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar edhe komunitetin e tyre që tashmë i kalojnë dy breza.
Ky komunitet ndihet krenar që i ka rezistuar një bote të re, një jete të re, duke ruajtur të gjitha vlerat e origjinës: gjuhen, traditen, zakonet.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kjo festë e kthyer në traditë, bën që ata të ndajnë me njëri-tjetrin gjithçka të bukur të përjetuar gjatë gjithë vitit në jetën e tyre larg vëndlindjes. Kjo festë e promovuar pesë vite më parë, synon t’i mbajë të bashkuar edhe më shumë shqiptarët e Ulqinit e jo vetëm, kudo janë.
Ana e Malit është një nocion gjegrafik me shumë vlera e histori, që fillon që në burimin e Lumit Buna, e përfundon në perlen e Adriatikut, Ulqinin e bukur e të lashtë.
Ky qytet i bukur dhe i lashtë padrejtësisht u shkëput nga trualli i të parëve, por banorët e tij dhe gjithë anamalësit asnjëherë nuk u shkombtarizuan, asnjëherë nuk harruan gjuhen e të parëve, këngën e të parëve, traditën e të parëve.
Ky është lajtmotivi i gjithë atyre që për arsye historiko-ekonomike, rreth 100 vjet më parë kanë zënë vend dhe jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës, por kryesisht në tokën amerikane.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "BOSS"
Ky është lajtmotivi që ulqinakun, veprimtarin atdhetar, Naser Nika e frymëzon që prej 5 vitesh për të organizuar këtë festë madhështore, ku pjesëmarrës janë të gjithë mërgimtarët e kësaj krahine.
Në këtë festë morën pjesë edhe drejtues të Komunës së Ulqinit, por dhe përfaqësues të qeverisë të Malit të Zi, të cilët përgëzuan organizatorin e mirënjohur Naser Nika për iniciativën dhe kontributin e jashtëzakonshëm që jep për komunitetin shqiptar të Anës së Malit në Nju Jork dhe që me atdhedashurinë dhe respaktin që ka për vendlindjen, vlerat e këtij komuniteti i sjellë në trojet e të parëve.
Në fjalën e rastit vetë Naser Nika tha se në një të ardhme të afërt, në një nga rrugët e State Island do të ngrihet një Përmendore kushtuar Heroit Tonë Kombëtar Ismail Qemali, çka lë të kuptohet se patriotizmi dhe vëmëndja e këtij organizatori ndaj historisë sonë kombëtare është i jashtëzakonshëm.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Gjithastu z.Naser Nika mes emocionesh dhe gëzimit falenderoi pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kësaj nisme, shumica të pranishëm në këtë mbrëmje, qëllimi i së cilës do të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, ku vëmendjen kryesore do ta ketë brezi i ri.
Ky eveniment madhështor duhet të kthehet në traditë në mënyrë që bijtë tanë të lidhen edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë të mos e humbin gjuhën dhe identitetin e tyre kudo ku ata jetojnë e punojnë nëpër botë, por ta trashëgojnë edhe ata si një amanet që duhet mbajtur gjallë.
Siç e thamë më lart ky manifestim kishte edhe mbështetjen e institucioneve vendore dhe qëndrore, ku duhet të vlerësohet Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi z. Fatmir Gjeka, Komuna e Ulqinit me kryetarin Omer Bajraktari, Organizata Turistike e Ulqinit me drejtorin e saj Gëzim Hajdinaga, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi me kryetarin Faik Nika, Shoqata “Ulqini” në Nju Jork, si dhe Teatri “Teuta” në Ulqin me në krye Munib Abazin.
Unë e ndjej për detyrë që të përgëzoj në këtë shkrim kolegët e mi të medias, për pasqyrimin e kësaj feste madhështore, Televizionin “Teuta” në Ulqin, Televizioni RTSH Shkodra me gazetarin dhe moderatorin e mirënjohur Marjo Gjini, si dhe operatorin Medin Guri, të cilat përcollën emocionet e këtij spektakli, duke sjellë nëpërmjet këngëvë dhe humorit, jo vetëm freskinë e detit, por edhe performancen e artistëve që i dhanë vlera këtij organizimi kaq të bukur.Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "BOSS"
U ndala tek organizimi i këtij aktiviteti që dalngadalë po krijon traditë, tek organizatorët dhe sponsorët e tij, por natyrisht asnjë sukses nuk do të ishte arritur pa artistë të mrekullueshëm vendas, shkodranë e deri në Diasporë, që natyrisht janë të kësaj origjine dhe botës të kësaj kënge kaq të bukur shqiptare.
Të mrekullueshëm u ngjiten në skenë dhe po kaq të mrekullueshëm performuan në këtë natë magjike në Ulqinin e lashtë këngëtarët: Gëzim Nika, Hajro Ceka, Gjylie Pelinku, Nexhat Kaleziq, Eliza Markiq, Icko Hasanga, Elisabeta Marku, Lulka Merkulaj, Elvira Fierza, Ramazan Islami, Samir Veliqi, Shtjefen Ujkaj, Grupi “Akustik Bend” me Jonuz Muharremin. Këtij “Bendi” iu bashkëngjit një nga fizarmonicistët e parë në Ulqin, Dino Milla, si dhe këngëtarët Nazmi Islami dhe Ardit Nika.
Me këngët e tyre të bukura ata sollën me shumë dashuri dhe emocion në zemrat e publikut mallin për vendlindjen. Të gjitha këngët u interpretuan live, një performancë që i dha akoma më shumë vlera këtij spektakli.
Restorant “Lamiga”, i cili kishte hapur krahët e mikpritjes dhe që kishte shtruar sofrën bujare të kësaj mbrëmje, kërkonte dhe një buzëqeshje, kërkonte një humor, të cilin me performancen e tyre ia sollën humoristët e mrekullueshëm të grupit “Gaz e maraz” Gac Kodrina dhe Qazim Çela.
Çdo aktivitet i këtij niveli ka gjithmonë përkujdesjen e dashamirësve që kontibuojnë larg interesave financiare, por që i lidhin me krenarinë kombëtare. Kështu meritojnë respekt sponsorët e këtij aktiviteti; Firma “Repex”, me president Jakup Gjeloshin, Restorant “Lamiga”, Akademinë Multi Funksionale “Afrodra” me presidente Aferdita Ferracaku, Grupi Muzikor “Ceka”, si dhe Jehona e Shkodrës me producent Xhelal Halili.
Këtë ngjarje që i kalon përmasat e një shfaqeje, unë e përjetova me shumë emocion, mbajta shënime dhe i hodha në këtë shkrim, ku pasqyrova jo vetëm punën e palodhur të organizatorëve, sponsorëve, por edhe të pjesëmarrësve, aristëve e spektatorëve.
Në gjithë këtë gamë kaq të bukur e shumë ngjyrëshe të “Diaspora në vendlindje” si një penelatë erdhi në këtë tabllo artistike moderatorja e talentuar Dafina Teliqi, e cila me shumë emocion tha se të moderosh aktivitete është gjithmonë kënaqsi.
Kjo mbrëmje që sfidoi këtë gusht të nxehtë do të mbetet në kujtesen e organizatorëve e artistëve, por veçanërisht e spektatorëve, pasi ata nuk ishin vetëm banorët e Ulqinit, por edhe bijtë e bijat, nipërit e mbesat e tyre, të cilët kishin ardhur të festojnë së bashku në këtë qytet të mrekullueshëm.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Kjo festë tregoj edhe njëherë se Shoqata “Ana e Malit” dhe Shoqata “Kraja” po mbajnë gjallë jeten e këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikur të ishin në trojet e veta, për çka jo vetëm si gazetar, por edhe me origjinë nga kjo krahinë, gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj për punën e lavdërueshme e të jashtëzakonshme që ata bëjnë për vendin e tyre.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, ku performancat e këngëtarëve të mrekullueshëm Gëzim Nika, Hajro Ceka, Elisabeta Marku dhe Elvira Fierza nuk u mjaftauan me skenën e përgatitur, por u shkrinë me publikun, duke interpretuar në një skenë të madhe.
Kjo skenë e madhe i bëri bashkë artistët dhe spektatorët, të cilë kënduan e vallzuan së bashku, duke i dhënë kësaj feste një atmosferë të jashtëzakonshme.
Gusht 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.