Ulqin/MIX ART INTERNATIONAL FEST 3, organizuar nga GLOBUS ART

0

 Panairit i artizanateve dhe agrobiznesit MIX ART INTERNATIONAL FEST 3, tuboi një numër i madh ekspozuesish   Hapja e panairit të artizanateve dhe agrobiznesit MIX ART INTERNATIONAL FEST 3, organizuar nga GLOBUS ART në bashkëpunim me Komunë të Ulqinit.Në panair marrin pjesë një numër i madh ekspozuesish nga Mali i Zi dhe shtetet e rajonit.“Komuna e Ulqinit do të vazhdojë ti jap rëndësi të veçantë artizanateve dhe zhvillimit të agrobiznesit sepse i vlerësojmë këto si sektorë me potencial të madh për vetëpunësim dhe zhvillim të ekonomisë lokale” u shpreh kryetari i komunës së Ulqinit Aleksandar Dabaoviq       Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, panairi, i cili fillimisht ishte paraparë të mbahet në Ranë , është zhvendosur në sallën e shkollës së mesme ” Vëllazëri  Bashkim”, i cili do të zgjasë   deri të dielën, më 3 prill.Panairi u hap nga drejtori i Organizatës Turistike Gëzim Hajdinaga, kryetari i OJQ-së Globus Art Ramiz Hajdari, ndërsa nënkryetari i Ambasadorit të Paqes për Ballkanin Rabit Sadiku dhe Kryetari i Ambasadorit të Paqes Fitim Nimani u shprehën të kënaqur me hapjen  e një panairi të tillë.Dita e 2 e panairit internacional MIX ART INTERNATIONAL FEST 3 do të zgjasë deri në ora 22:00.    Në ora 17 :00 është paralajmëruar se do te nisë koncerti me këngë e valle kombëtare, me pjesëmarrës nga grupe te ndryshme shqiptare dhe rajonale.  No description available. “Falënderojmë Zotin qe edhe pse koha nuk ka qenë e favorshme nata e mbrëmshme ka qenë tepër e suksesshme” , u shpreh Ramiz Hajdari kryetar i OJQ –së Globus Art.  No description available. Në këtë  panair   të  organizuar në  qytetin e Ulqinit   ishte pjesmarrse  edhe Atizanija duarartë Tefta Hajdarhoxhaj,e cila   promovojë vlerat më të  mira të  Gjakovës.No description available.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.