Në një postim në rrjetet sociale këgëtari i mirënjohur nga Ulqini Shaban Gjeka bënë me dije se Komuna Ulqin i ka akorduar çertifikatën “Levdatë”, kjo në kuadër të 54 vjetorit të daljes së tij në skenë.Çertifikata “Levdatë”, realisht tek ne është hera e parë degjohet si një vlersim , nga instucionet vëndore.Ndaj ky model , vlersojmë se duhet ndjekur edhe nga Bashkia M.Madhe, kjo për faktin se “kursen” titujt “Qytetarë Nderi”.
Te dashur miq e dashamires te kenges time, dua te ndaje me Ju edhe nje gezim te rradhes ku une u dekorova me nje “Levdate”, per kontributin tim 54.vjecar si kengetar popullor tradicional ne skenen muzikore, nga qyteti im i bukur i Ulqinit e qe eshte e treta me rradhe nga Komuna e Ulqinit te cilen ma akorduan Kryetari i Komunes z.Aleksander Daboviq dhe Kryetari i Kuvendit z.Haxhi Sulejmani, te cilet une i falenderoj nga zemra, sepse ma kane shperbly mundin tim mbi 40 vite ne arsim e si drejtor i shtepis kultures në Ulqin , si dhe 54 vite kariere muzike duke ruajte e afirmu kenget burimore Ulqin-Shkoder dhe te trevave shqiptare neper bote e duke i percjelle ato tek brezat e ri.
Kjo “Levdate” e bukur do ju bashkangjitet dhe dekoratave tjera si “Mirenjohja e Qytetit” nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, nga Bashkija Malesi e Madhe-” Mirenjohje”, nga Komuna Gruemire “Qytetar Nderi” e tjere tituj ,cmime dekorata…nga festivalet jane te shumta, dhe i kam theksu herve tjera. Kam shpresa se me ndihmen e Zotit do te pres edhe te tjera e te gezohem bashke me Ju.