Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur edhe tek “Agjencia për donacionet”, duke hedhur akuza të forta.Basha tha se të vësh Ilir Beqajn në krye të kësaj agjencie, është si “ti varësh ujkut mëlçitë në qafë”.Basha e cilësoi ish-ministrin Ilir Beqja, si simbol të pandëshkueshmërisë, ndërsa risolli në vëmendje edhe koncesionin e Chek up.“110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.
Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.Prandaj fermerët, produktet e të cilëve do të kalben bashkë me shpresat për të punuar ndershmërisht tokën e tyre, do vijojnë të marrin zero mbështetje, pasi paratë do t’i çojnë në koncesione.”-tha Basha.