U dhunua nga bashkëshorti/ Gruaja hidhet nga lartësia

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku një grua e cila dyshohet se dhunohej nga i shoqi, është hedhur nga kati i dytë i banesës.Mësohet se gruaja është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto” ndërsa raportohet se efektivët bënë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj, shtetasit me iniciale E. M., 33 vjeç. Nga raportimet paraprake, thuhet se gruaja është ndjerë e frikësuar nga i shoqi, ndaj dhe e ka marrë këtë akt.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.