Këto ditë komunën e Tuzit e vizitoi zëvendës kryeministri i Malit të Zi, njëherazi edhe ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Millutin Simoviq me bashkëpunëtorë. Ai u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, sekretarja në sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural Ismeta Gjoka dhe Elvisa Rexhematoviq.
Siç kumtohet nga komuna e Tuzit, z.Gjeloshaj falënderoi qeverinë për kontributin e dhënë ndaj Komunës së Tuzit dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Ai gjithashtu njoftoi mbështetjen e zëvendës Kryeministeit Millutin Simoviq, se Ministria do të marrë pjesë me gjysmën e fondeve të nevojshme për furnizimin me ujë në zonat rurale malore, për të cilat komuna ndan mjete të konsiderueshme. “Aktet e tilla janë shenjë respekti nga ana e qeverisë në përputhje me nevojat e kësaj zone dhe synim për të krijuar energji të re në Komunën e sapoformuar” – theksoi Simoviq. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projekte të reja dhe njëkohësisht të dy palët shprehën kënaqësinë për përfundimin e ndërtimit të kopshtit të ri në Tuz dhe ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cem të Trieshit me vlerë prej 9 milion euro. Gjeloshaj konstatoi se komuna ka falur truallin për ndërtimin e kopshtit si dhe e ka liruar atë nga taksat komunale. Gjithashtu ai njoftoi, se deri në fund të muajit gusht do të asfaltohet rruga përreth kopshtit. Siç kumtohet, në fund të takimit u konfirmua partneriteti në mes komunës së Tuzit dhe Ministrisë së bujqësisë, që bashkërisht të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe stimulimin e prodhuesve bujqësorë në komunën e Tuzit. Kjo vizitë e numrit dy, të qeverisë së Malit të Zi, në komunën e Tuzit, është një vlersim dhe tregues i qartë i vëmëndjes së kësaj qëverie ndaj kësaj komune, edhe pse tashmë, kjo qeveriset nga Shqiptaret. Kësisoj duke patur parsysh faktin se resurset kryesore të Tuzit janë veçmas turizmit dhe bujqësia, prania e zëvëndëskryeministrit, njëherazi dhe minister i bujqësisë, realisht fletë qartazi për një kujdes të shtuar ndaj këtij komunitetit, ku është tregues edhe i bashkëpunimit qeverisje vëndore me at qëndrore. Dhe ndersa shikojmë këtë realitet të qeverisë së Malit të Zi ndaj komunes së Tuzit, pak paradoksale duket realiteti në M.Madhe, brënda teritorit të Shqiperisë, ku për hirë të së vertetës, edhe kjo bashki, eshtë me drejtim bujqësor, por që nga dita kur ështe ëmëruar në krye të kësaj ministrie, ministry i bujqësisë ende nuk e ka gjetur kohen të ndalet një herë të vetme ne qytetin e Koplikut, kryeqëndër e bashkisë M.Madhe, në fakt dhe ministrant e tjerë të fushave të ndryshme duket se mjaftohen me ardhjet flesh të kryeministrit dhe vetem kaq!