TUZI ZGJEDH EDHE NËNKRYETARIN E KOMUNËS

0

Kuvendi i Komunës së Tuzit ka zgjedhur pas kryetarit të komunës edhe nënkryetarin e Komunës së Tuzit dhe trupat punues të Kuvendit. Në seancën e rradhës nënkryetar i Komunës së Tuzit, u zgjodh Ivan Ivanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, përbërse e Forumit Shqiptar. Për zgjedhjen e Ivanaj, votuan 21 këshilltarë nga radhët e Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH-UDSH), këshilltari i Malit të Zi Demokratik, si dhe këshilltarët e Partisë Boshnjake. Të përmbajtur ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe këshilltari i Social Demokratëve. Ivan Ivanaj, është kryetar i Këshillit komunal të Malësisë të Lidhjes Demokratike Shqiptare, kurse nga zgjedhjet lokale të vitit 2014, e deri me tani, ishte këshilltar i kuvendit komunal të Tuzit, nga radhët e këtij subjektit politik.
Më këtë zgjedhje kuvëndi i komunës së Tuzit, edhe njëherë po tregon vijushmerinë dhe perpikmërinë në zbatimin e formules së bashkeqëverisjes së tre partive politike që fituan zgjedhjet per qëverisjen e Tuzit. Një fakt interesant që ia vlën te citohet është se në Mal të Zi Kryetari dhe Nenkryetari i komunës, ashtu si kryetari i parlamentit të Komunës zgjidhen me votë nga këshilltaret dhe nuk emerohen nga Partia.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.