Më 7 tetor, 2021, në QKI “Malëdia”, Komuna e Tuzit dhe Ambasada e Republikës së Italisë në Podgoricë prezantuqn ekspozitën e fotografive të titulluar „Italia në sytë e Marco Corso”.Kjo ekspozitë ka të bëj me një lloj ecjeje panoramike të përmbledhur, por gjithëpërfshirëse nëpër peizazhet italiane që flasin për „trashëgiminë natyrore” të Italisë, në të cilën artisti italian Marco Corso gjen një burim të pasur frymëzimi.Ekspozitën e hapen kryetari i komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj dhe Ambasadori i Italisë në Malin e Zi, Z. Luka Zelioli.Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga data 7 deri më 15 tetor.
Malesia.Org