
Tri vite më parë ndodhi ajo që pritej prej shumë vitësh në Tuzin e M.Madhe. Bashkimi i partive shqiptare, bashkoi edhe shqiptarët, si këtu ashtu edhe në diasporë, të cilët me mbështetjen që na dhanë treguan se dinë ti vlerësojnë ata që e duan Malësinë.

Në qoftë se dikush pyet se çka është ajo që e veçon këtë periudhë 3-vjeçare, përgjigja është e thjeshtë, punë dhe vetëm punë në zhvillimin e gjithanshëm të Malësisë.
Të bashkuar e të perkushtuar për zhvillimin e vendit tonë, do të punojmë edhe në të ardhmen për një Malësi moderne e të zhvilluar.
Malësia po ndryshon ! Ndaj Sot në këtë ditë feste u përurua edhe një investim tjetër, rruga moderne që çon në qendër të fshatit Vllanë.