Tuz, takim për administrimin më të efektshëm të vjeljes së taksave

0
Sot, në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Tuzit u organizua një takim, ku morën pjesë, në emër të Drejtorisë për Çështjet e Inspektimit, mr Ilir Harasani, UD së drejtorit, Ana Vujosheviq, ndihmës Drejtore Marina Radulloviq – kryeinspektore e tregut, ndërsa nga Komuna e Tuzit të pranishëm ishin kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, shefi i Policisë komunale dhe Inspekcioni komunal, Rexhep Çunmulaj, inspektorja, Ana Camaj si dhe sekretari i Sekretariatit për financa, mr Driton Gjokaj. Në një atmosferë të këndshme, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale paraqitën problemet nga terreni në lidhje me funksionimin e objekteve hotelierike, tregtare dhe zejtare, të cilat lidhen kryesisht me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm për kryerjen ligjore të aktiviteteve në fjalë.
Kryetari i komunës, Z. Gjeloshaj, theksoj veçanërisht problemin e konkurrencës së padrejtë, duke besuar se të gjitha subjektet duhet të veprojnë në kushte të barabarta ligjore në mënyrë të tillë që të gjithë të kontribuojnë në rritjen e tatimeve, të kontributeve dhe detyrimeve të tjera.
👉🏻Drejtori i Drejtorisë për çështjet e inspektimit, Ilir Harasani, theksoi me se pas takimit, ai me bashkëpunëtorët e tij do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të planifikuar aktivitetet e ardhshme të përbashkëta në terren së bashku me inspekcionin komunal kompetent dhe policinë.
 Kryetari i Komunës, Z. Nik Gjeloshaj, falënderoi përfaqësuesit e Administratës për vizitën e sotme me besimin se ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të mirë dhe profesional midis këtyre dy organeve, në dobi të qytetarëve vendase dhe përdorueseve të tjerë të buxhetit.
Komuna e Tuzit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.