Ditëve të fundit, moti i keq dhe me shi pa ndalë, vështirësoi qarkullimin nëpër rrugët lokale në Malësi, sidomos përgjatë Lumit Cem. Kështu, sot, shirat e rrëmbyeshme bllokuan rrugën Dinoshë-Pikalë, duke bërë të pa mundur kalimin rrugor. Me këtë rast, me lajmërimin e qytetarëve, intervenuan nga Komuna e Tuzit, ku në vend ngjarje, për tu bërë ndihmë qytetareve, shkoi drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, i cili angazhoi ekipin punuës për rregullimin e rrjelles së ujit dhe heqjen e shkëmbinjve nga rruga. Kështu informojne mediat në qytetin e Tuzit, duke bërë të ditur se angazhimi dhe pergjegjsëshmeria e drejtuesve të rinj të komunës së Tuzit, tashmë sikur po vihet në provë edhe nga vetë natyra.