Tuz/ Komuna shpërblen Nënkampionen e Botes

0

 Komuna e Tuzit   ia “shpërblen” mundin dhe djertesen  vajzes së qytetit, nënkampiones së Botes, kesisojë:Fituesja e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior, në sportin e Tekvondosë, Angjella Berishaj, u prit sonte në Komunën e Tuzit nga udhëheqësia e Komunës dhe një grup i qytetarëve të cilët ishin bashkuar për ta përshëndetur medalisten botërore.   Në pritjen e organizuar, Angjella u prit nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, Nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj dhe nga Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj. Ata i uruan Angjellës për këtë arritje të madhe, ndërkaq Kryetari i Gjeloshaj në emër të Komunës i dhuroi 5000 euro për arritjen e saj në kampionatin botërorë.Vajza nga Tuzi, anëtare e klubit Besa, Angjella Berishaj para dy ditësh e fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior në Tekvondo.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.