“TURIZMI NË QARKUN SHKODER”, HOTEL HOLIDAY NË KOPLIK HAP DYERT NË KETO DITE TURISTIKE

0

Për dy ditë me rradhë ka vijuar konferenca e katërt: “Turizmi në Qarkun Shkoder”. Ndalesa e rradhes në këto dy ditë ka qënë M.Madhe, organizatoret kryesor “Vis Albania” dhe “God” në bashkëpunim me bashkinë M.madhe i dhanë kësaj veprimtarie gjithë vleren e duhur në tërë gjerësinë e fjales aktivitet turistik.
Dita e parë, u organizua në mjediset luksoze të “Hotel Holiday” në qytetin e Koplikut, këtu pjesmarrësit i ka pershëndetur fillimisht kreu i bashkisë Tonin Marinaj, i cili ka vlerësuar punën e mirë që po bëhet në këtë drejtim për të promovuar vlerat turistike që ka M.Madhe.

Më pas këtu kanë përshëndetur edhe perfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si “Vis Albania”, “God” e tjerë.
Të gjithë e kanë vëne theksin tek zhvillimi i turizmit, ku edhe ky hotel tanimë ështe një tjeter investim i dobishëm në qytetin e Koplikut, çka do të thotë, një mundësi më shumë per të kaluar dhe perjetuar çaste të bukura në M.Madhe per çdo turist të huaj apo vëndas.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.