TURIZMI I AKSESUËSHË DHE I QËNDRUËSHËM

0

Turizmi i aksesueshëm dhe i qëndrueshëm për zhvillimin e territorit të Malësisë së Madhe. Ka qënë kjo tema e një seminari informues të organizuar në mjediset e Bashkisë Malësi e Madhe në qytetin e Koplikut. Konkretizimi i këtij projekti ka partner Bashkin Malësi e Madhe, Bashkin e Molis në Itali dhe atë të Tuzit në Mal të Zi. Rreth këtij projekti i cili do të zgjasi rreth 2(dy) vite, fillimisht ka folur Margarita Franja, kordinuese e rrjetit ndërkufitarë për turizmin e aksesueshëm dhe të qëndrueshëm, ESCOOP. Fitimi i këtij projekti të përbashkët ndërkufitarë i bashkisë Malësi e Madhe është i dobishëm për komunitetin në përgjithësi dhe veçanarisht për zhvillimin e turizmit. Më pas në këtë takim informues kanë përshëndetur por edhe kanë bërë pyetje të pranishmit, duke i dhënë një infarmacion më të detajuar rreth këtij projekti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.