Trump e propozon si pasardhës të Donald Lu në Tiranë , cili është Shqiptari (Malësori) që i tha “JO” Presidentit

0

Kandidati republikan per guvernator Peter Lumaj, qe shkoi ne SHBA si nje refugjat nga Shqiperia komuniste rreth 30 vjet me pare ka bere nje deklarate befasuese. Mediat e huaja raportojne se ai ka thene publikisht te hënën se ka refuzuar një ofertë te bere nga nga administrata Trump per te qene ambasadori i SHBA-ve ne Shqipëri.

lumaj

“Më është ofruar një punë për të qenë ambasadori i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara,” tha Lumaj për Komitetin Republikan të qytetit atje, shkruan “Panorama”.

“E hodha poshtë, sepse mendoj se mund t’i shërbej shtetit më mirë sesa të jem jashtë shtetit”- ka thene ai, duke argumentuar edhe refuzimin qe i ka bere ofertes.

Por ai nuk ka dhene me teper detaje lidhur me kohen qe i eshte bere kjo oferte nga ana e Trump.

Lumaj nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve rreth ofertës, duke thënë se duhej të largohej për një tjetër aktivitet të fushatës.

Ai ka qenë i hapur në mbështetjen e dhene ndaj presidentit Trump. Nderkohe qe Lumaj është një avokat i imigracionit. Kujtojme se ne vendin tone postin e ambasadorit te SHBA ne Tirane e mban ambasadori Donald Lu, te cilit ne dhjetor te vitit 2017 i mbaronte mandati, por u vendos t’i shtyhej deri ne muajin qershor./panorama/ – /360Grade/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.