Tronditëse/Një greke me të dashurin e saj polak 5 vite më parë vrasin dhe fshehin djalin 7 vjeçar në arkën e veglave të punës

0

E rëndë është ngjarja e raportuar këtë të shtunë nga mediat greke, ku gruaja dhe i dashuri i saj polak akuzohen se kanë vrarë djalin e saj 7-vjeçar.Akoma më tronditëse bëhet ngjarja, pasi zbulohet se 7-vjeçari është vrarë para 5 vitesh dhe trupin e tij u fsheh në një kuti veglash pune.Policia greke ka arrestuar nënën greke dhe të dashurin e saj polak 33-vjeç, ndërsa pritet të zbardhet ngjarja e plotë.Mediat greke shkruajnë se historia e tmerrshme ka nisur pesë vite më parë, me zhdukjen e 7 vjeçarit në Kypseli. Nëna në atë kohë pretendoi se fëmijën e kishte pasur babai.Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e 29-vjeçares, Cristina-Claudia Maniaaki, nëna e djalit 7-vjeçar e cila akuzohet se së bashku me partnerin e saj vranë dhe më pas i futën eshtrat në një kuti mjetesh , të cilën duket e polaku e mbante me vete.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.