“TRESHJA E MADHE” NE PENEN E DIPLOMATIT SHAQIR VUKAJ

0

Diten e enjte,me 11 prill 2019, ne Universitetin Mesdhetar te Tiranes,ku pata nderin te jem i ftuar, u promovua libri, qe po shihni me poshte, i studiuesit, intelektualit dhe diplomatit te mirenjohur malesor, z.Shaqir Vukaj.Ne kete eveniment te rendesishem per jeten e autorit dhe te letrave shqipe, sidomos studimeve tona historike nga jeta dhe veprimtaria e personaliteteve madhore te historise boterore, si Treshja e Madhe, Ruzvelt, Stalin, Churchill, moren pjese dhe kontribuan me fjalen e tyre studiues, diplomat, krijues dhe veprimtare shoqeror, perfaqesues te shoqates”Sofra e Malesise”e kryesuar nga z.Xhemal Brahja, familjare, shoke e miq te autorit, filuar nga Prof.Dr.Paskal MIlo, PROF.DR.Pellumb Xhufi, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj, etj.etj.Fjalen e hapjes se veprimtarise e mbajti rektori i ketij universiteti, Prof.Dr.Anastas Angjeli.Sic e theksoi ne fjalen e tij Prof.Dr.Ksenofon Kristafi, autor i parathenies, ky informacion prej mbi 750 fq.,krejt elitar nga pikepamja e shkalles se larte te origjinalitetit, i ofrohet per here te pare lexuesit shqiptar, te thjeshte dhe atij te kualifikuar, rreth veprimtarise se “Treshes se Madhe”, qe kryesoi Koalicionin Antifashist Boteror, Ruzvelt, Stalin, Churchill, kunder Nazifashizmit, ku patem fatIn te rrjeshtohemi edhe ne me investimin tone total. Ky liber njeheresh vjen edhe si nje pasuri me vete ne 75-Vjetorin e Luftes sone Antifashiste NacionalClirimtare.Ne fjalen e tyre te gjithe diskutantet vleresuan punen shembullore per njohjen mbi bazen e dokumentave arshivore dhe perkthimin mjaft profesional te nje sere takimesh mes “Treshes se Madhe” ,prej te cilave ne ditet tona, me shume dinjitet, vjen mesazhi: Jo vetem qe nuk ka vend per dehje apo abuzim me entuziazmin modern, sidomos per popujt e vegjel si yni, por kryesorja arritja e kompromiseve te pas Luftes II Boterore, qe na dhuroi fatin e nje populli te ndare ne 5 shtete, qe produkt i kompromiseve tejet te veshtira, ne emer te ruajtjes se ekuilibrave mes Fuqive te Medha, prandaj nuk ka asnje moral, ne ditet tona, abuzimi nga politikane apo historiane, thjesht per interesa partiake, me epopene e lavdishme te Luftes sone Antifashiste Nacionalclirimtare, aq me pak te kultivohen perkedhelje, po per keto interesa, te ish-bashkepunetoreve te nazifashizmit apo ish-kolaboracionisteve, ne kurriz te dinjitetit te moralit partizan dhe drejtuesve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, vecmas te figures se Enver Hoxhes, “i cili me qendresen e tij arriti te fuse Shqiperine ne harten e botes, njeheresh edhe nder dy burrat e shteteve bashkekohes qe De Goli i admironte me shume” sipas J.Hallday”Shqiptari dinak”,fq.37. Lexonie librin ne fjale te Vukajt dhe do te befasoheni sa nga thenia cinike e Stalinit “Cfare ka bere Shqiperia qe te barazohet me Ameriken?!?” , po aq nga mbeshtetja me cdo kusht e popujve te vegjel nga Ruzvelti, i kritikuar me vone per leshimet e bera ndaj Stalinit dhe per sakrifikimin e interesave amerikane, sikurse nga fakti qe, nderkohe qe Rusise i jepet edhe nje vend i vogel si Kaliningradi me 2-3 milion banore, edhe pse nuk ishte kufi me Rusine, po aq ndarja ne 5 “shtete” e Gjermanise si dhe vendimi per te zhdukur cdo gje gjermane, qe lidhet me strukturat politike, ushtarake, arsimore, etj.naziskine, filluar nga zhdukja e partise naziste,duke mos cenuar qytetaret gjermane, gjithcka nen diktatin gjeopolitik te Fuqive te Medha.Nje mesash shume aktual kur te gjithe jemi deshmitare te nje gjallerimi jo te zakonshem, ne ditet tona , madje edhe si trend drejt pushtetit, ne shume shtete evropiane, te ekstremit te djathte, filluar nga Gjermania, Franca etj.krahas miopise politike, nen kurthin e kultkoniunktures, te nje inkurajimi moral dhe polituik te ish-bashkepunetoreve te nazifashisteve dhe ish-kolaboracionisteve ne vendet e Evropes Lindore, nen kompleksin dogmatik apo kultpragmatist te antifashizmit. Po ashtu eshte shume domethenes fakti qe, nese vendet e Ballkanit u zune ne goje me dhjetera here gjate takimeve te “Treshes se Madhe”, per Shqiperine dhe popullin tone nuk u fol asnje fjale gjate tre konferecave, perjashtuar nje rast te vetem, ne Podzdam. Madje Shqiperia nuk nuk do te ftohej as ne Konferencen themeluese te OKB-se, ne San Francisko, edhe pse kontributi i saj ne luften antifashiste i jepte te drejten e ligjshme, qe edhe ajo te ishte aty perkrah vendeve te tjera. “Ne “Jalte” dhe “Podzdam”, ne frymen e marreveshjes qe kishte bere Cherchilli me Stalinin, ne tetor 1944, ne Moske,-nenvizon autori Vukaj,- do te pranohej dominimi i influences ruse ne Ballkan” .Ne kete kontekst gjeopolitik kuptohet se cila do te ishte zgjidhja e drejte e ceshtjes sone kombetare, nen diktatin rus, i njohur si mbeshtetesi me besnik i fqinjve tane grabitqare, ndryshe jo rastesisht Kosova, Cameria etj. do te mbeteshin jashte territorit shqiptar. Madje ia vlen ta kujtojme qe, nderkohe qe po behej KONFERENCA E JALTES, BEOGRADI URDHERONTE SHPALLJEN E GJENDJES SE JASHTEZAKONSHME NE KOSOVE DHE “TRESHJA E MADHE” VENDOSTE( qetesisht) QE JUGOSLLAVIA TE KTHEHEJ NE KUFINJTE E MEPARSHEM TE MBRETERISE SE KARAGJERGJOVICEVE DUKE I LENE SHQIPTARET,nje popull i vogel, qe derdhi aq shume gjak, si askush tjeter ne glob, kunder nazifashizmit, PERSERI NEN ZGJEDHEN E MEPARSHME SERBE.Ne mbyllje te promovimit u degjua me shume respekt fjala e autorit dhe u shtrua nje koktej.

NGA: KADRI UJKAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.