Transporti publik si në kohën e karrocave.

0
Pergatiti: Rita Shkurtaj
I përkasim shekullit XXI dhe mijëvjeçarit të III ku shkenca, teknologjia apo dhe civilizimi i shoqërisë njerzore ka bërë që e gjithë bota të kthehet në një fshat të vogel global për nga shpejtësia dhe mundesitë e komunikimit, ndaj është tejet e dhimbshme ta mendosh regresin social që ka pësuar lëvizja e lirë e udhtarëve në Malësi të Madhe të cilin do ta quaja me plot gojë “transporti publik si në kohën e karrocave”. Një situate aspak e favorshme për udhtaret të cilët falë kësaj gjendje janë të privuar nga shumë mundësi apo objektiva që lidhen me aktivitetet e tyre të përditshme sidomos në levizjet urbane, interurbane apo ndërqytetase. Vetë fakti që institucionet shteterore të cilat kanë një varësi zinxhirë të përshkallzuar fillimisht nga zyrat vendoren,pastaj rajonale e deri tek ato të kupolës së administrimit që janë Ministritë përkatëse e bën të pashmangshem këtë nevojë jetike levizjeje e cila për fat të keq nuk është aspakt e lehte për malsorët. Nisur edhe nga eksperjenca personale, për të realizuar një udhtim pune, duhet patjeter të nxitosh i friksuar nëse do mbërrish në kohë për të kapur një fugon pasagjeresh apo dhe ndonjë makine të rastit ku jo rrallë pronari i të cilës përfiton nga situata e udhtarit, duke rënduar në xhepin e tij, pa dhogaritur kohën e pritjes që mund të zgjasë deri në disa orë. Kjo situate dëshmon qartasi politikat sociale të dështuara për të cilat nuk mban askush përgjegjsi dhe të kujton gjithnjë atë thënjen e malsoreve “kaloresi nuk ja di kurrë këmbësorit” ndaj dhe zëri i udhtareve sot kumbon i mekur, pasi individët që zgjidhen t’i përfaqsojnë këta udhtare sapo fitojnë pak pushtet heshtin dhe harrojnë detyrimet dhe përgjegjsitë që kanë karshi tyre, duke rehatuar veten me rushfete në këmbim të heshtjes.
E çfarë mund të bëj une? -do thoshte secili që zë një post drejtues. Po mundeni. Mjafton ta kthejme vëmëndjen pas, për të kujtuar kohën e para 90 – tës ku linja urbane Shkoder – Hot, Malesi e Madhe, ishte tre herë në ditë dhe me orare të favorshme për udhtaret. Hulumtoni pak si funksiononte ky shërbim.
Parkoni makinat tuaja luksoze që kushtojnë sa një autobuz i tërë dhe praktikoni udhtimin si njerëz të thjeshtë që t’a kuptoni sa i domozdoshëm është ky shërbim. Aq më tepër sot që ne malsoret kemi më shumë se kurrë nevoja për të udhtu duke filluar nga fëmijët e deri tek studentat të cilët shkollohen në qytetin e Shkodrës në masen mbi 70 %, ose ardhja e mesuesve nga qyteti i Shkodrës drej Malësisë së Madhe po mbi 70% e kontigjentit të tyre, dhe ta mendosh se është një nevojë e përditshme çka lë të kuptohet se për interesa të ngushta klienteliste e ndjekin këtë zinxhirë prej tre dekadash, duke pajtuar fugona të posaçëm për ta nga institucionet. E gjitha kjo dëshmon se jo vetëm kjo nevojë e shoqërisë por edhe shumë hallka të tjera të jetës sociale nuk funksionojnë fare në Malësi të Madhe, çka vihet re në rushfetet e panumërta të mjeteve të transportit ndaj efektivëve të shumtë e të panevojshëm të rendit që gjobisin më të dobtit të cilët me mjetet e tyre u vijnë në ndihmë udhëtarëve. Mbase ka ardhur koha të reagojme fort perballë këtyre anomalive që pak e nga pak janë kthyer në barriera regresi duke na izoluar në këtë hendek, në të cilin dukshëm bie në sy boshatisja e vendit nga të rinjtë e të rejat që lënë Malësinë si një mjedis që nuk të ofron asnjë mundësi jetese bashkkohore.
Tetor 2020.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.