Shoqëria civile në kundërshtim të ekstremizmit të dhunshëm. Është ky një projekt trajnimi i cili sapo ka trokitur me fillimet e veta në qytetin e Koplikut. Ky trajnim vlersohet të ketë si primare fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organeve joqeveritare dhe instucioneve sociale publike për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhuneshëm në shqipëri. Në këtë trajnim ishin pjesëmarrës përfaqësues të organizatave por edhe të shërbimeve sociale në qytetin e Koplikut. Ka qënë fillimisht drejtorja ekzekutive e këtij seminari znj Antoneta Perja e cila ka bërë prezent qëllimin dhe objektivin e këtij seminari. Po kështu edhe nënprefektja Taze Lohja e ka vlersuar të dobishëm këtë trajnim. Ndërsa petagogija Fatbardha Kaduke dhe avoktja Edlira Bylo janë ndalur më konkretisht tek fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm. Më tej pjesëmarrësit janë ndarë në disa grupe dhe kanë filluar punën trajnuese duke u ndalur në sektor të veçantë si e drejta e punës, e drejta e kushteve për punë, apo e drejta e sigurimit të higjenes në mjediset e punës, por edhe e drejta e një rroge të arsyeshme dhe mbi të gjitha edhe e drejta e negociatave kolektive te grevave, por edhe mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve. Për të gjitha këto e të tjera është diskutuar dhe janë dhënë mendime nga pjesëmarrësit në këtë trajnim.